TAGS-AT E JAVËS

Politike21 Qershor 2023, 10:30

Kontrollet në kampin e MEK, Yuri Kim mbështet aksionin e SPAK: Shqipëria të zbatojë ligjet e saj!

Shkruar nga Pamfleti
Kontrollet në kampin e MEK, Yuri Kim mbështet aksionin e SPAK:
Yuri Kim në konferencën e lamtumirës

Ambasadorja amerikane Yuri Kim në një konferencë për gazetarët ka mbështetur operacionin e policisë shqiptare në kampin e MEK në Manzë një ditë më parë. Ambasadorja amerikane, tha se qeveria shqiptare e ka vetë në dorë nëse duhet të vendosë që t’i largojë apo jo. Kim shtoi se mbështet, të drejtën e Shqipërisë për të zbatuar ligjet e saj’

"Ky është një vendim që duhet ta marrë qeveria shqiptare. Një gjë është e qartë ne mbështesim të drejtën e Shqipërisë për të zbatuar ligjet e saj në vendin e saj. Ka gjithashtu terma të caktuar të cilat zbatohen për çdo lloj mysafiri në vendin tuaj dhe kështu duhet të bëjnë edhe ato për ju, t’ju zbatojnë."- tha Kim.

Ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim po jep sot konferencën e saj të lamtumirës.

Gjatë këtyre 3 viteve kam patur ndrin të përfaqësoj presidentin në Shqipëri. Si një ambasadore e re e etur për të theksuar lidhjen e veçante mes Shqipërisë dhe SHBA, plotësova misionin e tim. Gjatë këtij misioni jam mirënjohëse që e njoha këtë vend, vizitova 61 bashkitë e tij dhe si çdo ambasador të jap kontributin tim në demokraci, mbrojtje dhe biznes. Shqipëria ka bërë përparime të mëdha, sidomos në drejtësi që i dha mundësinë të hapte zyrtarisht negociatat për BE.”- thotë Yuri Kim.

kontrollet në kampin e mek yuri kim

Lini një Përgjigje