Ambasadorja e Yuri Kim në Tiranë po mban ditën e sotme fjalimin e lamtumirës.
Në fjalën e saj ajo theksoi se Shqipëria duhet të çrrënjoset nga korrupsioni.
"SHBA do të vijojë të jetë me Shqipërinë. Ndërsa përfundoj këtë mision jam e lumtur që e njoha Shqipërinë. Aktivitete amerikane shqiptare janë trefishuar gjatë viteve të fundit. Lidhjet e biznesit vijojnë ende të rriten. Ka ende vend për përparim, pro po ndodh përparim. Mund t ju kujtohet që në tetor të 2020 shkruam memorandumin e bashkëpunimit. Në vitin 2022 nënshkruam memorandumin e mirëkuptimit për të mbrojtur infrastrukturën e telekomunikacionit. Investimet amerikane arritën 235 milionë dollarësh në vitin 2022, më shumë se dyfishi para pandemisë. Tregtia është rritur 2022 eksportet drejt 3 herë më të larta se më parë. Jam besimplotë se investimet do të vijojnë të rriten ndërsa Shqipëria çrrënjos korrupsionin nga gjykatat e Shqipërisë. Reforma në drejtësi është çrrënjosja e korrupsionit, Shqipëria të jetë një aleat më i fortë.", tha Kim.
Gjatë fjalës së saj, ambasadorja Kim tha gjithshtu është shprehur se reforma në drejtësi i ka dhënë mundësi vendit që të hapte negociatat për anëtarësim në BE.
Kim mes të tjerash ka bërë thirrje që Shqipëria të ecë përpara deri në arritjen e qëllimit të uljes në tryezën evropiane.
"Shqipëria ka ndërmarrë reforma të vështira, sidomos në drejtësi që i dha vendit tuaj mundësinë që të hapte negociata për anëtarësim në BE. E kam thënë shpesh se reforma në drejtësi po jep rezultate. Mos ndaloni, vazhdoni të ecni përpara dhe hap pas hap derisa të arrini qëllimin tuaj. SHBA do të jenë me ju në çdo hap të rrugës. Ne nuk do të lëkundemi kurrë në aspiratat e popullit shqiptar për të zënë vendin që i takon në tryezën evropiane.
Bashkëpunimi ynë në fushën e mbrojtjes ka arritur nivele të reja. Në vitin 2021, Shqipëria ishte organizatore e Defender 2021, stërvitja më e madhe ushtarake që nuk ishte mbajtur kurrë më parë. Shqipëria ndërtoi mbi suksesin e asaj veprimtari për të mirëpritur “Defender 2023”. Aktivitetet amerikane-shqiptare në fushën e mbrojtjes janë 3-fishuar.
Sulmet kibernetike të Iranit që filluan në 2022, treguan kërkcënime të reja më të cilat duhet të përballemi së bashku. SHBA i ka akorduar 50 milionë Dollarë Shqipërisë për të forcuar sigurinë kibernetike, kjo është paketa më e mëdha që kemi dhënë për këtë fushë ndonjë vendi, përveç Ukrainës. Lidhjet e biznesit po rriten mes 2 vendeve tona. Ka ende vend për përparim, por përparimi po ndodh. Në Tetor nënshkruam memorandiumin e bashkëpunimit. Këto investime do t’i mundësojnë Shqipërisë që të bëhet një qendër për shpërndarjen e energjisë në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Në Qershor 2022 nënshkruam memorandiumin e bashkëpunimit për telekomunikacionin.", tha Kim.
Ndërkohë David Kostelancik do të jetë ambasadori i ri i SHBA-së në Shqipëri.
Kandidatura e tij është miratuar në senatin amerikan.David J. Kostelancik është diplomat i Shërbimit të Jashtëm të Lartë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, grada Këshilltar Ministër.
Ai ka nisur të shërbejë si këshilltar për politikën e jashtme të Kryetarit të Shefit të Shtabit të Përbashkët, Gjeneral Mark Milley, në gusht 2021.
Më herët ai ka qenë Zëvendësshef i Misionit, dhe për dy vjet, si i Ngarkuar me Punë në ambasadën e SHBA-së në Budapest, në Hungari.
David Kostelancik ka qenë i emëruar në Departamentin e Shtetit Amerikan si Drejtor i Zyrës për Çështjet e Europës Jugore – Qendrore. Ai ka shërbyer si Drejtor i Zyrës së Çështjeve Ruse, në Byronë e Çështjeve Europiane dhe Euroaziatike.
Gjithashtu ka qenë Drejtor i Zyrës së Europës dhe Azisë në Byronë Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit.
Ai ka shërbyer dy herë në ambasadën e SHBA-së në Moskë.
Lini një Përgjigje