
Eksperti i çështjeve ndërkombëtare, Akri Çipa tha se impakti i Yuri Kim në Shqipëri do të ndihet edhe pas largimit të saj nisur nga posti i ri në DASH që lidhet me rajonin.
Në një intervistë për Euro News, ai shprehet se qasja e SHBA ndaj Shqipërisë nuk pritet të ndryshojë, me gjithë nuancat individuale që mund të ketë ambasadori i ri David J. Kostelancik.
Çipa theksoi se e njëjta gjë pritet të vijojë edhe sa i përket politikave të non gratave, që sipas tij lidhte me qasjen e SHBA ndaj gjithë rajonit.
“Çdo diplomat ka qasjen njerëzore dhe mënyrën si komunikon, do kemi diferenca, por në aspektin e madh të gjërave nuk do ndryshojë në politikat që do ndiqen. Kim do jetë ende aktive në DASH për mbulimin e Evropës dhe Shqipëria do ketë input më të madh. Besoj se qëndrimi ndaj non gratave do jetë konsistent duke marrë parasysh qasjen ndaj rajonit, prek elementin bazë në luftën ndaj korrupsionit. S’besoj të ketë një ndryshim sa i përket qasjes në këtë aspekt”, tha Akri Çipa.
Lini një Përgjigje