TAGS-AT E JAVËS

Politike21 Qershor 2023, 22:47

Aksioni në kampin e MEK, paralajmëron Murrizi: Do t’i përzënë nga Shqipëria, nuk i hyjnë më në punë Sorosit

Shkruar nga Pamfleti

Aksioni në kampin e MEK, paralajmëron Murrizi: Do t’i

Ish deputeti i PD, Myslym Murrizi teksa ka komentuar aksionin në kampin e MEK, tha se shkak për këtë situatë është bërë servizilmi i politikanëve shqiptarë ndaj SHBA-ve, duke pranuar që të strehonin persona që sipas tij, janë pjesë e një organizatë marksiste terroriste.

Sipas tij, në kamp ndodhen më shumë se 4 mijë persona. Deputeti shtoi se ata mund të dëbohen sepse sipas tij nuk i hyjnë më në punë Sorosit. 

Janë më shumë se 4 mijë persona atje. Do dalin që janë më shumë se aq se aty është si han pa porta.  Çfarë është kjo hipokrizi për opozitën e një vendi që nuk është as anëtar i NATO-s as pjesë e BE, organizatë marksiste terroriste. Grykësia e politikanëve, në shenjë servilizmi ndaj Amerikës e ka kthyer këtë vend si gropë ku derdhen halet e botës. Po ashtu edhe për afganët. Ka ndryshuar qasja e politikës sorrosiane ndaj tyre, do i përzënë nga Shqipëria. Sepse nuk u duhen më Sorosit”, tha Murrizi në “Kontrast”.

murrizi

Lini një Përgjigje