TAGS-AT E JAVËS

Politike21 Qershor 2023, 22:23

Kur do të hapen dosjet e Metës dhe spiunëve të tjerë në politikë? Kuvendi kujtohet për ligjin, por vijon me manovrat e dyshimta

Shkruar nga Pamfleti
Kur do të hapen dosjet e Metës dhe spiunëve të tjerë
Gentiana Sula duke raportuar sot në Kuvend

Komisioni i Ligjeve ka vendosur sot që t’i drejtohet me një shkresë Autoritetit të Dosjeve që të verifikojë deputetët nëse kanë pasur lidhje me Sigurimin...

Kuvendi është kujtuar pas një viti të zbatojë ligjin për spiunët në politikë. Një vit më parë u bë e madhe se Ilir Meta dhe 5 persona të tjerë kanë qenë bashkëpunëtorë të Sigurimit dhe u miratua një ligj që do hapte dosjet. Por ky ligj nuk u zbatua asnjëherë. Autoriteti i Dosjeve nuk ka zbuluar asnjë të dhënë për spiunët e politikës me argumentin se duhet të jetë Kuvendi që duhet ta vërë në lëvizje.

Sot kryetarja e AIDSSH ishte në Komisionin e Ligjeve për të raportuar mbi punën e një viti më parë dhe deputetët u kujtuan të zbatojnë ligjin.

Kryetarja e komisionit Klotilda Bushka tha në mbledhje se Komisioni do i drejtohet me një kërkesë Autoritetit që të deklasifikohen dokumentet për gjithë deputetët. “Kërkesa do të bëhet nga ne si komision, por në mënyrë racionale dhe proporcionale, që të mos mbingarkojmë punën e institucionit”, tha ajo.

Bushka tha se për këtë arsye kërkesat do të ndahen me grupe dhe nuk do të dërgoheshin të gjithë në të njëjtën kohë, pasi sipas saj, “të kërkosh hetim për 1300 emra është utopike”.

Por duket se dhe këtu ka një kleçkë. E para nuk dihet kur do bëhet kërkesa dhe e dyta do ketë kërkesa në periudha të ndryshme kohore. Kjo do të thotë se hapja totale e dosjeve për politikën do të zgjasë dhe shumë muaj, ndoshta dhe vite. Pra me pak fjalë, më shumë duket si një lëvizje për të mos hapur dosjet sesa për të zbuluar të dhënat.

Vetë Gentian Sula po ashtu u justifikua në komision se nuk mund t’i bëjë publike emrat e spiunëve në politikë. “Lidhur me publikimin në faqen zyrtare online të Autoritetit, të listës së individëve që kanë rezultuar si bashkëpunëtorë të ish- Sigurimit të Shtetit, me këtë pikë të rezolutës është hasur vështirësi, për shkak se të dhënat personale mbrohen nga një kuadër i gjerë ligjor kombëtar dhe ndërkombëtar që synon të mos cenohet imazhi dhe jeta private e personave”, tha ajo. /Pamfleti

sula dosjet

Lini një Përgjigje