TAGS-AT E JAVËS

Politike22 Qershor 2023, 08:22

"Mes meje e Bashës s’ka luftë", kandidati për kryetar i PD: Jam në garë për të fituar

Shkruar nga Pamfleti

"Mes meje e Bashës s’ka luftë", kandidati për

Kandidati për kryetar i Partisë Demokratike, Gjergji Hani u shpreh se nëse s’do ishte i sigurt për fitoren nuk do i ishte futur kurrë kësaj gare.

Hani tha se Partia Demokratike ka nevojë për një reformim dhe pikërisht për këtë arsye ai vendosi të kandidojë. Më tej ai shton se mendon se gara për kryetar, e cila do të zhvillohet më 29 korrik ka për të qenë një garë e drejtë dhe sipas tij mes tij e Bashës do garohet mes ideve dhe qasjeve të ndryshme, por “nuk ka luftë”.

“Këtu nuk bëhet fjalë për luftë mes meje dhe zotit Basha, por për qasje të ndryshme që do ishte e shëndetshme t’i mbijetonin kësaj gare që në mendimin tim do të jetë shumë e drejtë”, tha Gjergji Hani.

Ai theksoi se nëse do vendosej në krye të partisë demokratike do të bënte të kundërtën e asaj që është bërë gjatë 32 viteve në Partinë Demokrate.

“Do doja të implimentoja të kundërtën e asaj që kanë bërë si zoti Berisha me dëshirë dhe vullnet të plotë, qoftë edhe zoti Basha në kohën kur ishte në krye. Por duke parë se sit ë gjithë kolonelët e zotit Basha ju bashkëngjiten Sali Berishës”, tha Hani.

I pyetur se ku kanë gabuar këto figura, ai tha se Berisha ka pasur për qëllim vetëm pushtetin të cilin nuk ka dashur ta ndajë me askënd tjetër. Sipas tij Berisha ka ecur në politik pa pasur një busull e ka bërë vetëm zgjedhje në interesin e tij personal. Ndërsa sa i përket Lulzim Bashës, ai tha se nuk mund ta gjykojë, pasi vendimet kur ishte kryetar Basha i merrte sërish Berisha.

pd basha kryetar gare

Lini një Përgjigje