
Gazetari Reldar Deda dhe deputeti demokrat Dashnor Sula ishin këtë të mërkurë të ftuar në “Now me Erla Mëhillin”, ku kanë folur për zhvillimet e fundit në Partinë Demokratike.
Zgjedhjet për kryetarin e ri do të zhvillohen më 29 korrik, vendim ky i marrë në mbledhjen e këshillit kombëtar të Partisë Demokratike, ku deputeti Sula nuk mori pjesë.
Sula tha se do duhej që të gjithë opozitarët pas zgjedhjeve të kalonin një periudhë reflektimi në mënyrë që të mund të vinin me një frymë të re, me figura të reja dhe me një lidership të ri pasi sipas tij vetëm kështu mund të “shpëtojë” Partia Demokratike.
Nga ana tjetër Gazetari Deda tha se në këtë moment zgjedhja e Lulzim Bashës në krye të partisë mbetet opsioni më i mirë, pasi Partia Demokratike sipas tij është e mbushur me hajdutë që kanë vetëm hallinë karriges së vetë.
Pjesë nga biseda
Dashnor Sula: Duhej që si zoti Basha, si zoti Berisha si zoti Meta, të gjithë ne që jemi në opozitë duhet të kalonim një periudhë reflektimi nga i pari te i fundit që në shtator të krijohej një lëvizje që të krijonim ofertë të re, fytyra të reja me një organizim të ri dhe të kishim lider të ri në Partinë Demokratike.
Bledar Deda: Pse fabrikë liderësh është Shqipëria, kemi Italinë që mezi ka nxjerrë dy lider. Kush ka punuar me Berishën që e dinë se në 32 vite ka pësuar humbje spektakolare dhe këta deputetë të partisë Demokratike që i shkojnë si Vagona mbrapa nuk guxojnë t’i kërkojnë të japi dorëheqjen, por thonë se nëse do dilte PD me rezultat pozitiv do bënte bashkimin. Sa të jetë gjallë Berisha “i tredh” ata dhe nuk guxojnë dot të krijojnë lidership të vetin. Lidershipi në Partinë Demokratike shpëton vetëm në një mënyrë ata që kanë hallin e karriges së vetë. Kanë hallin në3se do jenë deputet, ata që nuk marrin asnjë votë, kanë hallin e karriges së vetë dhe ne nuk mund të jemi peng e tre apo katër deputetëve. Partia Demokratike duhet të vazhdojë të ringrihet.
Dashnor Sula: Si do ngrihet?
Bledar Deda: Me njerëz të rinj, jo me hajdutë, se e keni mbushur partinë me hajdutë.
Dashnor Sula: Po mirë ti beson se mund ta ngrejë partinë demokratike Sali Berisha me Lulzim Bashën?
Bledar Deda: Unë mendoj se Lulzim Basha në këtë moment është i duhuri.
Lini një Përgjigje