TAGS-AT E JAVËS

Politike22 Qershor 2023, 10:28

"Ndihem më shumë se kurrë muxhahedin", Berisha sulmon ashpër qeverinë në Kuvend: Mbani një minutë heshtje

Shkruar nga Pamfleti
"Ndihem më shumë se kurrë muxhahedin", Berisha sulmon
Sali Berisha

Ditën e sotme po zhvillohet seanca plenare në Kuvendin e Shqipërisë teksa nuk kanë munguar tensionet mes opozitës dhe mazhorancës për ndryshimin e rendit të ditës.

Ish-kryeministri Sali Berisha ka hedhur akuza të rënda ndaj qeverisë dhe Policisë së Shtetit duke i akuzuar se janë ata që kanë vrarë një nga anëtarët e muxhahedinëve, pas përplasjes në kampin Ashraf3.

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Berisha ka kërkuar një minutë heshtje për anëtarin e MEK që humbi jetën në kampin në Manzë dy ditë më parë.

“Dënoj me ashpërsi më të madhe kërkoj futjen në rendin e ditës të masakrës që u krye në kampin e muxhahedinëve. Jam këtu për të deklaruar se në këtë moment ndihem një muxhahedin. Luftëtar i lirisë. U shpreh atyre ndjenjat e mia më të sinqerta të mbështetjes dhe simpatisë. Ndihem sot muxhahedin sepse qeveria amorale e këtij vendi vrau në bukë dhe strehë të vet një luftëtar lirie. Aktakuza e djeshme që lexuam është historia më e turpshme për një vend.

Ajo e ishte e shkruar në Teheran. Aktakuza bazohej e tëra në shpifje dhe trillime të shërbimeve kundër luftëtarëve të lirisë. Aktakuza përmbante element të poshtërimit ekstrem të Shqipërisë dhe shqiptarëve sikur nuk është një vend anëtar i NATO por një vasal i Iranit. Kërkon një minutë heshtje për martirin e lirisë që ra. Ju ftoj të mbani një minutë heshtje”, u shpreh Berisha.

berisha muxhahedin kuvend

Lini një Përgjigje