TAGS-AT E JAVËS

Politike22 Qershor 2023, 10:52

Pse nuk kandidove kundër Bashës për kreun e PD? Alibeaj: Unë e kalova sfidën time

Shkruar nga Pamfleti
Pse nuk kandidove kundër Bashës për kreun e PD? Alibeaj: Unë
Enkelejd Alibeaj

Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka folur për garën e kryetarit të ri të PD, e cila do të zhvillohet me 29 korrik.

Në një prononcim për mediat, Alibeaj tha se pret dhe shpreson që zgjedhjet të jenë transparente dhe të mos manipulohen votat.

I pyetur për nëse Lulzim Basha ka të drejtë të kandidojë për kreun e partisë, Alibeaj tha se sipas tij kushdo ka të drejt të kandidojë.

"Unë e kam thënë prej kohësh që kushdo ka të drejtë që të kandidoj. A do të kemi një proces të drejtë dhe transparent, kjo është sfida. Kjo nuk është garë mes Gjergj Hanit apo Lulzim Bashës, sfida është se sa procesi do të jetë transparent, sa hapësirë do ju jepet demokratëve.", tha Alibeaj.

Më tej ai është pyetur se pse nuk kandidoi ai përballë Bashës, Alibeaj tha se sfida e tij ka qenë e suksesshme pasi mbajti PD gjallë.

"Unë e kam bërë të ditur dhe në deklaratën time të dorëheqjes, jam shumë serioz në detyrat e mia në PD. Mund ta them me plotë gojën që sfida ime ka qenë shumë e suksesshme, sa kohë që kishim luftë nga dy anë, sfida ishte që PD të dilte e gjallë, dhe të kishte koshiencë, e ndryshuar në mentalitet dhe e aftë për të parë në sy gabimet.", tha ai.

alibeaj pd basha

Lini një Përgjigje