Ish-kryeministri Sali Berisha nuk e kapërdin dot damkën që i vunë amerikanët. Ambasadorja Yuri Kim mbylli misionin e saj dhe padyshim arritja më e madhe ishte që bëri atë që nuk e bëri dot drejtësia në 30 vite: Berisha u shpall i padëshiruar dhe po ashtu u përjashtua nga grupi i PD.
Këtë gjë Berisha nuk e kapërdin dot dhe sot në Parlament ka sulmuar ashpër ambasadoren. Gjatë fjalës së tij, Berisha tha se emrin i Kim do të mbetet si një person që abuzoi me pushtetin.
“Në historinë e pluralizmit trë këtij kombi, emri i saj do mbetet si person që abuzoi me pushtetin. Së bashku me Ramën bëri gjithçka për të shkatërruar opozitën shqiptare. Natyrisht, e dëmtove por dështove. Nga ana tjetër, me qëndrimet e tua je vetmja ambasadore në 32 vite largohesh nga ky vend si sekretare e përgjithshme e PS-së, jo nga unë. Mendoj se këto pak ditë dhe orë që ju kanë mbetur duhet t'i kërkoni ndjesë shqiptarëve për Gonigal. Në skandalin më të madh të të gjitha kohërave nuk u the asgjë shqiptarëve duke i shumëzuar me zero.”, deklaron Berisha.
Ndërkohë, ambasadorja e amerikane, Yuri Kim në konferencën e lamtumirës të mbajtur ditën e djeshme është pyetur edhe për qëndrimet e saj ndaj sulmeve të ish kryeministrit Sali Berisha, teksa i ka dhënë një mesazh këtij të fundit.
Ndonëse nuk i ka përmendur emrin Sali Berishës dhe damkën e tij nga SHBA, ambasasdorja Kim u shpreh se Uashingtoni sheh vetëm nga e ardhmja.
A është e drejtë që të thuhet se pas Mariza Lino, ju kishit mandatin më të vështirë dhe kishit përballë të njëjtin person, Sali Berishën?
“Mendoj se çdo ambasador përballet me sfidat. Por ka diçka lidhur me SHBA, ne shohim nga ardhmja. Çdo ambasador do të përpiqet ta drejtojë gjithnjë Shqipërinë drejt së ardhmes.”, u shpreh ambasadorja Kim
Lini një Përgjigje