TAGS-AT E JAVËS

Politike22 Qershor 2023, 15:42

Braçe kritikon Kadastrën për tokat bujqësore: Të certifikohen njëherë e mirë, nuk ka nevojë të pritet në radhë

Shkruar nga Pamfleti

Braçe kritikon Kadastrën për tokat bujqësore: Të

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka kritikuar Kadastrën për certifikimin e tokave bujqësore. Ai tha se tokat të cilat janë të ndara dhe që nuk kanë konflikte, duhet të certifikohen njëherë e mirë, pa qenë nevoja të presin në radhë apo në aplikim online.

“Jemi shumë mbrapa tek toka bujqësore. Sot fshati mbahet me investime të bujqve vetë ose me paratë e emigrimit. Kapital privat nuk ka dhe thelbi është një copë letër, certifikata bujqësore. Tokat bujqësore të ndara për të cilat nuk ka konflikt, të certifikohen njëherë e mirë dhe s’kanë pse presin në radhë apo në aplikim online”, u shpreh ai.

kadastra brace kritika

Lini një Përgjigje