Në Fletoren Zyrtare janë publikuar sot të dhënat e pagave për të gjithë sektorët e administratës.
Publikohet lista e strukturës së re të pagave. Qeveria pak javë më parë ndryshoi sistemin e pagave thuajse në të gjithë sektorët, me qëllim që të ruhet hierarkia. Pas reformës në drejtësi prokurorët dhe gjyqtarët dolën me paga shumë të lartë dhe qeveria vendosi të ndërhyjë në të gjitha fushat duke ndryshuar strukturën. Padyshim qershia mbi tortë mbetet rritja e pagave për deputetët, të cilët do të marrin pagë dyfish më të lartë. Ata do të përfitojnë 3 milionë lekë të vjetra nga 1./5 mln që merrnin. Po ashtu dyfishim ka për ministrat, zv/ministrat, etj.
Në Fletoren Zyrtare janë publikuar sot të dhënat për të gjithë sektorët e administratës. Në sektorin e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore ka një ndryshim të ndjeshëm pagash dhe padyshim më shumë do të përfitojë Ardi Veliu. Ai do e ketë pagën 128 mijë lekë të reja dhe 30 mijë lekë shtesë për natyrë të veçantë pune. Po ashtu ndryshim ka në gjithë hierarkinë e AMP.

Edhe te Agjencia e Kadastrës e njëjta gjë. Shumica do të përfitojnë shtesë page për shkak të vjetërsive në punë.

Më tej janë publikuar pagat e reja për zv/ministrat, që shkojnë 0.85 e pagës së ministrit. Prefekti e ka pagën 205 mijë lekë në muaj, ndërkohë që Sekretarët do paguhen 90 mijë lekë.

Benefite të shumta kanë dhe ambasadorët dhe punonjësit e ambasadave, të cilët do kenë paga shumë të larta.

Padyshim paga të larta do të kenë punonjësit e bashkive dhe sidomos ata në Tiranë. Vetë Erion Veliaj do të ketë pagë deri në 318 750 lekë në muaj. Ndërsa nëkryetari do ta ketë 255 000 lekë në muaj. /Pamfleti







Lini një Përgjigje