
Ish-ministri Arben Ahmetaj është paraqitur ditën e sotme në SPAK, ku prej më shumë se pesë orësh dha dëshminë e tij në lidhje me hetimet që po kryen prokuroria. Ahmetaj është vënë nën hetim 4 akuza të cilat janë, shpërdorim detyre, korrupsion, pastrim parash dhe përfitime të paligjshme.
Lidhur me këtë, sekretari për diasporën Indrit Hoxha, në një reagim në “Facebook”, tha se Ahmetaj është statistika e radhës që pritet të dërgohet tek ‘313’. Ndërsa me tone ironizuese shkruan se duhet të bëhet ‘tigër i vërtetë’ dhe se këtë herë të marrë edhe kryeministrin Edi Rama me vete.
“Arben Ahmetaj është thjesht statistika e radhës që pritet të dërgohet tek “313”! Ai duhet të bëhet “Tigër i Vërtetë” ta marrë dhe Ramën këtë radhë me vete”, shkruan Hoxha.
Lini një Përgjigje