TAGS-AT E JAVËS

Politike22 Qershor 2023, 21:30

“Gjithçka ishte skenar për rikthimin e Bashës”, Sula: Alibeaj më zhgënjeu, nuk prisja të bëhej patericë

Shkruar nga Pamfleti

“Gjithçka ishte skenar për rikthimin e Bashës”,

Deputeti i PD-së, Dashnor Sula ka akuzuar ish kreun e PD-së, Lulzim Basha se kishte përgatitur një skenar për rikthimin e tij në krye të partisë dhe se të gjitha zhvillimet në vitin e fundit brenda PD-së kishin qenë pjesë e planit.

Në një intervistë për emisionin “Open” në “News24”, ai shtoi se ndihet i zhgënjyer nga Enkelejd Alibeaj, për të cilin tha se u shndërrua në një patericë për të kthyer partinë në situatën fillestare.

Kur të ndodhë ajo katastrofë në vitin 2025, do të shohim kush e ka pasur fajin për vendosjen e regjimit të Edi Ramës. Unë ndihem i shfrytëzuar në naivitetin tim. Bashës bravo i qoftë për skenarin që përgatiti, Alibeaj më ka zhgënjyer shumë duke u shndërruar në një patericë për t’u kthyer në situatën ku ishim në fillim.

Unë kam kërkuar që PD të hynte në zgjedhje për çdo rol dhe kjo binte në vesh të shurdhët. Mendoja se Alibeaj mund të ishte kreu i ri i PD-së gjatë asaj kohe. Gjithçka ka qenë një skenar për t’ia lënë në pjatë të argjendtë Bashës.

Jam kundër Bashës pasi po zgjidhet për herë të katërt dhe do humbë për herë të pestë. Opozitës i është dashur një bashkim real dhe lidership i ri. Nëse do rrimë në situatën ku jemi, ju garantoj se në vitin 2025 Rama nuk ka nevojë të diskutojë për shumicën. Edhe Berisha edhe Basha janë humbës”, u shpreh Sula.

sula basha alibeaj

Lini një Përgjigje