TAGS-AT E JAVËS

Politike23 Qershor 2023, 13:01

Meta “kyçi gojën” për skenarin e protestave, Berisha qetëson opozitarët: Ju garantoj se ai është i palëkundur!

Shkruar nga Pamfleti

Meta “kyçi gojën” për skenarin e protestave,

Ish-kryeministri Sali Berisha ditën e sotme në një konferencë për mediat është pyetur për rikativizimin e protestave.

Ai ka shprehur qartë se kreu i PL, Ilir Meta është i angazhuar dhe i vendosur për rikthimin e votës së lirë.

Ishte kreu i PL,  Meta, i cili ditën e djeshme në një konferencë iu shmang pyetjeve të gazetarëve dhe nuk foli për një protestë të opozitës, por për një protestë të shoqërisë.

"Po të garantoj që po bashkëpunojmë dhe që Ilir Meta është i angazhuar dhe i palëkundur në rikthimin e votës së lirë. Ju garantoj se do të krijojmë frontin më të gjerë opozitar. Do  të mblidhet Kryesia dhe do të përcaktojë analizën që do të bëjë PD, do t’u komunikohet në sallë. Edi Rama vazhdon me skenarin e tij, por siç ka dështuar do të dështojë. Situata është ndryshe nga çfarë shihet, Premtimi që bëmë për mbrojtjen e votës po mbahet pikë për pikë dhe nuk nënkuptoj mbrojtjen me armë , por verifikimin , identifikimin e të gjitha shkeljeve, paraqitjen e tyre me një raport para shqiptarëve dhe ndërkombëtare. Pra mbi bazën e konkluzioneve do të bëhet edhe plani i veprimit dhe kjo nuk vendoset vetëm nga unë , por edhe nga kryesia dhe aleatët dhe qëllimi është që  shqiptarët të votojnë të lirë sepse votë të lirë me Edi Ramën nuk ka.", tha Berisha.

 

meta berisha protesta

Lini një Përgjigje