TAGS-AT E JAVËS

Politike23 Qershor 2023, 13:17

Granit Gjana merr detyrën e kryetarit të Bashkisë Kukës

Shkruar nga Pamfleti
Granit Gjana merr detyrën e kryetarit të Bashkisë Kukës
Granit Gjana

Për herë të parë pas dorëheqjes së Safet Gjicit sot është mbledhur Këshilli Bashkiak i Bashkisë së Kukësit.

Kryetari i Këshillit të Bashkisë Albert Muja në fjalën e tij kërkoi ndjesë dhe tha se duhet të vijojmë punën edhe pse kjo tashmë i përket së kaluarës.

Gjatë mbledhjes së këshillit u prezantua Granit Gjana në detyrën e ushtrimit të funksionit të kryetarit të Bashkisë Kukës.

Fasli Gërmizi, i vetmi këshilltar që kundërshtoi fjalën e kryetarit të këshillit, dënoi videon e turpshme të Safet Gjicit dhe kërkoi që të gjithë këshilltarët përfshirë edhe drejtuesit aktual të bashkisë Kukës të japin dorëheqje.

Ndërkohë në mbledhje ishte edhe deputeti i PS, Pandeli Majko, i cili ishte drejtues politik i fushatës elektorale të Safet Gjicit në zgjedhjet e 14-Majit.

granit gjana bashkia kukës

Lini një Përgjigje