TAGS-AT E JAVËS

Politike23 Qershor 2023, 16:18

Përsëritja e zgjedhjeve, Rrogozhina voton më 23 korrik për kryetrarin e ri

Shkruar nga Pamfleti

Përsëritja e zgjedhjeve, Rrogozhina voton më 23 korrik për

Rrogozhina më 23 korrik do ju drejtohet sërish kutive të votimit. Pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor për përsëritjen e zgjedhjeve, KQZ ka propozuar që procesi i votimit të mbahet më 23 korrik.

Më 15 qershor Kolegji Zgjedhor vendosi të përsëriten zgjedhjet në Rrogozhinë. Në këtë qytet kandidati i PS fitoi me shumë pak vota diferencë, ndërkohë që opozita ka pasur pretendime se zgjedhjet u manipuluan. KAS rihapi kutinë e burgut ku kishte pretendime, por rezultati nuk ndryshoi. Koalicioni Bashkë Fitojmë ju drejtua Kolegjit Zgjedhor, i cili ka vendosu përsëritjen e zgjedhjeve. Ndëkrohë mësohet se KQZ të hënë prite të bëjë zyrtarizmin e 23 korrikut si datën e re të votimit.

Më 6 qershor Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve vendosi të njohë si të vlefshëm votimin e të burgosurve në burgun e Rrogozhinës, pavarësisht pretendimeve dhe provave që solli koalicioni “Bashkë Fitojmë” për paligjshmërinë e ngritjes së Komisionit të Qendrës së Votimit dhe listës së votuesve në këtë QV.

Relatori i çështjes, Ledio Braho shpalli vendimin për “rrëzimin e kërkesës për mospërfshirjen në tabelën e rezultateve për bashkinë Rrogozhinë të rezultatit të zgjedhjeve për Qendrën e votimit  2224/1 të IEVP Rrogozhinë”.

Po të martën e 6 qershorit, KAS vendosi ndryshimin e tabelës së rezultateve për bashkinë Rrogozhinë pas rinumërimit të votave për 55 qendra votimi, duke ngushtuar rezultatin mes dy kandidatëve me vetëm 21 vota më tepër për kandidatin e Partisë Socialiste, Edison Memolla.

Sipas tabelës së re të rezultateve, për këtë bashki janë 10237 vota të vlefshme, 273 vota të pavlefshme, 5129 vota për kandidatin Edison Memolla dhe 5108 vota për Shkëlqim Hoxhën e “BF”-së.

Por koalicioni Bashkë Fitojmë ju drejtua Kolegjit Zgjedhor, i cili duket se ka vendosur që procesi të ripërsëritet.

Lini një Përgjigje