TAGS-AT E JAVËS

Politike23 Qershor 2023, 18:40

Përplasjet në PD, paralajmëron Gjekmarkaj: Nëse vijon kjo gjendje, drejt 2025 shkojmë duke humbur terren

Shkruar nga Pamfleti

Përplasjet në PD, paralajmëron Gjekmarkaj: Nëse vijon kjo

Tensionet në PD po agravojnë çdo ditë e më shumë. Zgjedhjet për kryetarin kanë shtuar diverngjencat dhe një ndër ata që ka dalë kundër është Agron Gjekmarkaj.

Duke komentuar qëndrimin e Gazment Bardhit, Gjekmarkaj shprehet se e vlerëson dhe sipas tij ky është pozicioni i një njeriu që qëndron mes palëve dhe që pret që PD të marrë një ngjyrim konstitucional e institucional.

Gjekmarkaj ka paralajmëruar se nëse vjeshta e gjen partinë në këtë gjendje, në zgjedhjet parlamentare të 2025 do pësohet disfatë.

“Më vjen mirë që zoti Bardhi dhe të tjerë janë afruar, ky ka qenë pozicioni im prej një viti dhe e mbështes në këtë pozicion dhe e përgëzoj që ka bërë rezistencë qoftë për një proces të drejtë brenda asaj partie që ka mbetur, por që është e pamundur të bësh një proces të drejtë në një gjë të shkatërruar nga koha dhe zemërimi i njerëzve dhe zhgënjimi. E çmoj shumë si pozicion nëse vijon ta mbajë. Është pozicioni i një njeriu që rri mes palëve e pret që grupi i PD të zmadhohet e funksionojë si i tillë edhe opozita të nisë të marrë një ngjyrim konstitucional e institucional.

Çështja është ku do e çojë kjo PD, e shoh si një lëvizje pozitive e një përpjekje që duhet mbështetur me shpresën se do kuptohet prej të tjerëve por shpresa s’mund të vijojë pa fund sepse nëse vjeshta e gjen PD në këtë gjendje, ne shkojmë drejt 2025 duke humbur terren e mendoj se përballemi me një disfatë ku as nuk do të qajmë dot sepse nuk do të na dëgjojë më askush.

Nëse nuk ka vullnet, PD do dëmtohet më shumë e do jetë më pak shpresëdhënëse për elektoratin. Kjo është rruga e duhur për të shkatërruar PD-në”, tha Gjekmarkaj për ‘News 24’.

gjekmarkaj bardhi partia demokratike zgjedhje

Lini një Përgjigje