TAGS-AT E JAVËS

Politike25 Tetor 2023, 17:02

Forumi “Global Gateway”, Rama kërkon para nga BE-ja: Ballkani të jetë gjithmonë pjesë e programeve të financimit

Shkruar nga Pamfleti

Forumi “Global Gateway”, Rama kërkon para nga BE-ja: Ballkani

Kryeministri Edi Rama ishte këtë të mërkurë i ftuar nga Komisioni Europian për të adresuar sesionin e hapjes së forumit “Global Gateway” mbi sfidat aktuale të Europës dhe prioritetet madhore të zhvillimit.

Në këtë forum u prezantua një paketë e re financimi prej 300 mld euro, e cila do të përdoret për nxitjen e marrëdhënieve tregtare mes vendeve Europiane si dhe për financimin e infrastrukturave të nevojshme në vende e kontinentit të vjetër.

Në fjalën e tij, Rama tha se Shqipëria dhe Ballkani Perëndimor duhet të jenë pjesë e pandarë e programeve europiane të financimit të këtyre prioriteteve, duke kërkuar në një farë mënyre më shumë financime nga BE.

Demokratizimi i mëtejshëm është i nevojshëm, pasi rreshtimi me vlerat e  BE është thelbësor. Infrastruktura është e nevojshme. Bashkimi Europian, është një krijesë mjaft e vështirë, për t’u marrë duhet të kesh nerv a mjaft të forta, duhet të jesh mjaft i përgatitur për të mos e lërë të të zërë depresioni para se të të zërë BE-ja.

Ndërkohë është dashuri e ashpër, është një rrugë që duhet ta përshkosh e ku merr mësime dhe kur për shkak të zhgënjimit ndonjëherë mendon se ka rrugë të lehta në drejtime të tjera. Por në asnjë rrugë tjetër nuk do gjesh një mik e aleat të fortë që kurrë nuk do sulmojë askënd, por do përpiqet të ndihmojë gjithkënd. Nga ana tjetër, kjo hapje që po shikojmë falë kësaj marrëdhënie gjithnjë e më të ngushtë me BE-në është thelbësore, jo vetëm për Ballkanin Perëndimor, por për vetë Bashkimin Europian”, tha Rama.

Kryeministri Edi Rama nuk i kurseu batutat as këtë herë, teksa deklaroi se martesa me BE-në është e vetmja martesë që ia vlen të kërkohet.

Kemi pasur një histori e cila na ka detyruar të bëjmë një sërë martesash të padëshiruara, na besoni, kjo mund të jetë martesa më e vështirë për t’u bërë, por e vetmja martesë që ia vlen të kërkohet”, tha kryeministri.

be rama forumi

Lini një Përgjigje