TAGS-AT E JAVËS

Politike25 Tetor 2023, 16:10

Afera me kompleksin “Partizani”, avokatët e Sali Berishës braktisin seancën; gjyqtarja refuzon futjen në lojë të Kushtetueses

Shkruar nga Pamfleti
Afera me kompleksin “Partizani”, avokatët e Sali Berishës
Avokatët e Berishës

Avokatët e Berishës kanë bërë disa kërkesa në gjykatë, por gjyqtarja Irena Gjoka i ka refuzuar. Një prej kërkesave kryesore të tyre ishte që të kërkohet mendim në Gjykatën Kushtetuese nëse duhet apo jo autorizmi nga Kuvendi për masën e sigurisë ndaj Berishës...

Avokatët e Sali Berishës kanë braktisur seancës gjyqësore në ngarkim të ish-kryeministrit. Në orën 14.30 nisi seanca për konfirmimin e masës së sigurisë ndaj Berishës, i cili akuzohet për korrupsion me privatizimin e ish-kompleksit "Partizani".

Berisha u përfaqësua në seancë me avokatët Genc Gjokutaj dhe Sokol Mëngjesi. Për më shumë se 1 orë e gjysmë ata kanë debatuar me gjyqtaren Irena Gjoka, duke pretenduar se masa "detyrim paraqitje" ndaj Berishës është antikushtetuese, pasi ai ka imunitet deputeti. 

Po ashtu mësohet se avokatët e Berishës kanë bërë disa kërkesa në gjykatë, por gjyqtarja Irena Gjoka i ka refuzuar. Një prej kërkesave kryesore të tyre ishte që të kërkohet mendim në Gjykatën Kushtetuese nëse duhet apo jo autorizm nga Kuvendi për masën e sigurisë ndaj Berishës. Por gjykata nuk ka pranuar dhe ata në shenjë revolte kanë braktisur seancën.

Kemi paraqitur një kërkesë dje për përjashtimin e gjyqtaren Irena Gjoka dhe sot kemi bërë kërkesë të na japë materialin audio.

Kemi kërkuar që Gjykata të na japë një kopje të akteve. Gjykata pretendon se e ka vendosur dje. Pa u njohur me aktet ka vendosur. Ne kemi kërkuar nga gjykata që t’i këkrojë mendim Kushtetueses për të vendosur për ligjshmërinë e masës së sigurisë. Këtë kërkesë e rrëzoi. Në këtë mënyrë ne u larguan.

Gjykata po përdor instrumenta dhe justifikime për të mos na njohur me aktet. Pyetje mos më bëj mua mund të pyesësh në Gjykatë (i përgjigjet avokati pyetjes së gazetares).

Ju s’mund të më pyesni mua se çfarë mund të bëjë gjykata. Kjo gjykatë shkelëse e ligjit, SPAK dhe GJKKO duan të bëjnë ç’të duan, le të vijojnë me avokat kryesisht”, tha Genc Gjokutaj.

Sipas burimeve, largimi i tyre nuk e ka ndërprerë seancën. Gjyqtarja Irena Gjoka ka caktuar një avokat kryesisht që do të përfaqësojë Berishën dhe pritet nëse do konfirmohet apo jo masa e sigurisë.  

Sa i takon dosjes së SPAK dhe akuzave ndaj Berishës, prokuroria shprehet se nga ana e ish-kryeministrit është konsumuar vepra penale e “Korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim me shtetasin J. M., parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal.

Në cilësinë e tij si Kryeministër i Republikës së Shqipërisë, janë kryer veprime konkrete dhe aktive, në miratim ligjesh apo aktesh nënligjore, me qëllim përshtatjen e tyre sipas nevojave që paraqiteshin për pesë familjet e njohura pronare, ku fitues i drejtpërdrejtë ndër të tjerë, rezultonte të ishte bashkëshorti i vajzës së tij, shtetasi J. M. Nga ana e shtetasit S. B., në cilësinë e tij si Kryeministër i Republikës së Shqipërisë, janë  kryer veprime aktive për kryerjen e kontrolleve administrative, me qëllimin e ushtrimit të presionit dhe dhënien e urdhrave konkrete, për konkludimin e procedurave të privatizimit, në favor ndër të tjerë, edhe të shtetasit J. M., bashkëshorti i vajzës së tij”, shprehet SPAK.

Më tej prokuroria deklaron se në cilësinë e tij si Kryeministër i Republikës së Shqipërisë, janë kryer veprime aktive në vendosjen në dispozicion të shtetasit Jamarbër Malltezi,  bashkëshorti i vajzës së tij, të strukturave të ndryshme të administratës shtetërore për realizimin e procesit të privatizimit të pronës shtetërore.

Përfitimi i parregullt në favor të shtetasit J. M., në cilësinë e bashkëshortit të vajzës së Kryeministrit, shtetasit S. B., ekziston dyshimi i arsyeshëm, i mbështetur në prova, se është:  Privatizimi i terreneve dhe objekteve sportive, me qëllimin e vetëm për t’u shtënë në dorë, ndryshuar destinacioni dhe përdorur për përfitime materiale nga shtetasi J. M.

Ndryshimet e kryera në lidhje me destinacionin e zonave nga sportive në të banimit, gjë që ka çuar në kryerje ndërtimesh, nga të cilat ka përfituar drejtëpërdrejtë shtetasi J. M.

Të gjitha përfitimet monetare, që ka marrë shtetasi J. M. në cilësinë e investitorit nga shoqëria “Homeplan” sh.p.k., pa investuar tek kjo e fundit, përfitime të marra para se të deklarohej si bashkëshortak në këtë shoqëri, fitimet e akumuluara ndër vite të kësaj shoqërie si dhe ato të shpërndara në vijim, pas vitit 2018, të llogaritura në total në shumën 672 976 832 lek ose 5 420 345 euro”, shprehet SPAK.

Lini një Përgjigje