
Demokrati Fatbardh Kadilli tha në një intervistë se SPAK nuk kishte pse të kërkonte autorizim për Berishën.
Kadilli u shpreh se Kushtetuta thotë se ndalohet heqja e lirisë për deputetin pa autorizim, ndërsa në rastin e Berishës nuk kemi të bëjmë me heqje lirie.
“Termi i përdorur është heqje lirie, ndalohet heqja e lirisë së deputetit pa autorizim sipas kushtetutës, kjo tjetra nuk është kushtetutë. Heqje lirie është izolimi, lisat e lirive është shumë e gjatë. Nuk thotë Kushtetuta gjë për liritë e tjera, flet për izolimin. Nuk është heqje lirie në rastin e Berishës, kështu që SPAK nuk kishte pse të kërkonte autorizimin e kuvendit. Heqja e pasaportës nuk është heqje lirie”, tha Kadilli për “Euronews Albania”.
Lini një Përgjigje