TAGS-AT E JAVËS

Politike25 Tetor 2023, 13:17

SPAK i sekuestroi pronat e burrit në Palasë, Olta Xhaçka i nxjerr inatin Berishës: Kusar me damkë!

Shkruar nga Pamfleti
SPAK i sekuestroi pronat e burrit në Palasë, Olta Xhaçka i
Sali Berisha dhe Olta Xhaçka

Ish-ministrja e Jashtme Olta Xhaçka ka reaguar pasi SPAK ka sekuestruar pronën e bashkëshortit të saj në jug. Xhaçka ka shfryrë inatin ndaj Sali Berishës  duke e cilësuar ish-kryeministrin si “kusar me damkë dhe shpifës” që s’mund t’i bëjë kujt moral.

Xhaçka u shpreh se bashkëshorti i saj nuk ka marrë asnjë metër katror tokë nga shteti për investimin e tij privat dhe vënia nën sekuestro preventive prej disa javësh e një pjese të kantierit të investimit, për të hetuar origjinën e një prone private qysh nga viti 1994 është pjesë e procesit.

"Unë as e dyshoj në qëllim, as e komentoj në meritë"-është shprehur ish-ministrja.

Xhaçka shtoi se SPAK duhet të bëjë punën e vetë i pandikuar, ndërsa Berisha “le të vazhdojë të lehë për të tërhequr vëmendjen nga pantallonat e rëna deri në fund”.

"Një kusar me damkë dhe shpifës me nam si Sali Berisha nuk mund t’i bëjë askujt moral.
Bashkëshorti im nuk ka marrë asnjë metër katror tokë nga shteti për investimin e tij privat dhe vënia nën sekuestro preventive prej disa javësh e nje pjese te kantierit të investimit, për të hetuar origjinën e një prone private qysh nga viti 1994 është pjesë e një procesi që unë as e dyshoj në qëllim, as e komentoj në meritë.
SPAK-u të bëjë punën e vet i papenguar nga askush, ndërsa Sali Berisha le të vazhdojë të lehë për të tërhequr vëmendjen nga pantallonat e rëna deri në fund!"- shkruan Xhaçka.

Prokuroria e Posaçme kundër krimit dhe Korrupsionit (SPAK) i ka sekuestruar 5512 m2 truall Artan Gaçit bashkëshortit të Ministres Olta Xhaçka. Sekuestro preventive është vendosur, pasi po hetohet për falsifikim të aktit të marrjes së tokës në pronësi.

Kjo sipërfaqe rezulton të jetë një pjesë e tokës me të cilën Gaçi ka fituar statusin e investitorit strategjik pak kohë më parë.

Për këtë truall, Gaçi u mor në pyetje ditë më parë pas kallëzimit të kryetarit të zgjedhur të bashkisë Himarë, Fredi Beleri. 

Beleri pretendon se prona është marrë përmes AMTP-ve të falsifikuara. Me qëllim që dokumentet të mos tjetërsohen, SPAK ka bërë sekuestrimin e tyre, ndërsa prona në emër të Gaçit nuk mund të tjetërsohet.

Po ashtu pak javë më parë SPAK thirri dhe mori në pyetje kryetarin në detyrë të Himarës, Jorgo Gore.

olta xhaçka sali berisha spak

Lini një Përgjigje