TAGS-AT E JAVËS

Politike25 Tetor 2023, 11:12

SPAK nuk ndalet me Berishën: Ilir Beqaj drejt arrestimit!

Shkruar nga Pamfleti
SPAK nuk ndalet me Berishën: Ilir Beqaj drejt arrestimit!
Ilir Beqja dhe Edi Rama /

Kjo është stina e madhe e rënies së ‘peshqve të mëdhenj’ në rrjetë…

Dosja e privatizimit të klubit Partizani që ka të pandehur Sali Berishën, nuk është as e vetmja dhe as e fundit punë që ka përpara prokuroria speciale kundër korrupsionit.

Siç dihet, ka edhe procese në rrugë që implikojnë sërish Berishën, Ilir Metën e të tjerë zyrtarë të lartë. Duke nisur nga Gërdeci që tani po bëhet proces i madh gjyqësor, hetimet pasurorë të Berishës e Metës, por edhe dosje të tjera të rënda.

Vetëm ditët e fundit, dy kryebashkiakë të rinj u vunë nën hetim, ai i Rrogozhinës dhe i Këlcyrës.

Ndërkaq, SPAK po vijon hetimet intensive për dosjen e nxehtë të sterilizimeve. Ku tani janë në burg ish-zëvendësministri dhe përfaqësuesi i kompanisë që ka fituar tenderin. Është ende jashtë, ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj, por që është thirrur disa herë për të deponuar.

Sipas të gjitha gjasave, letra e re e 52 kartave të politikës është tashmë e gatshëm për t’u hedhur në shesh. Pasi ka qenë drejtuesi dhe administruesi i të ashtuquajturave PPP në sektorin e Shëndetësisë.

Beqaj i cili nuk ka imunitet, ka pak ditë që “ka humbur” në publik. Postimin më të fundit në rrjetet sociale e ka më 20 gusht, ditë kur plasi skandali e nisën arrestimet për sterlizimet.

Ai botoi në breshëri disa video, ku mjekë të ndryshëm flisnin për saktësinë e pastërtinë e instrumenteve që sterilizohen falë PPP-së që është në hetim. Më pas mori pjesë edhe në disa mbledhje të rëndësishme të PS si Asambleja Kombëtare e të tjera. Por ka mbi dy muaj që nuk duket fare në publik, ka zëra që nuk ndodhet brenda vendit, megjithatë nuk dihet zyrtarisht.

Tani dosja e sterilizimit po hyn në fazën më kulmore hetimore, e pritet të kemi fazën e dytë të implikimeve zyrtare. Për këtë janë të rëndësishme deklaratat e personit që ka fituar PPP-në e sa janë përputhur deponimet e tij me ata të ish-ministrit. Pritet që kjo vjeshtë të jetë shumë e nxehtë, e të jemi në periudhën e rënies së ‘peshqve të mëdhenj’ në rrjetë.

SPAK nuk ndalet me Berishën: Ilir Beqaj drejt arrestimit!
Sali Berisha dhe Ilir Beqja /

Kontrata për sterilizimin e instrumenteve kirurgjikale është në vitin e shtatë të operimit dhe kompania që ka fituar koncensionin po paguhet për shërbime të pakryera.

Sipas raportit të KLSH, shpenzimet për sterilizimin dhe furnizimin me instrumente kirugjikale vazhdojnë të jenë jashtë parashikimit të kontratës.

Në raport nënvizohet se në total shërbimi i kryer nga koncensionari për vitin 2019 është 1 685 milionë lekë nga 2 087 milionë lekë të kryera në vitin 2018.

Sipas këtyre të dhënave për vitin 2019 janë realizuar 403 milionë lekë shërbime më pak se një vit më parë.

Në po këtë vit është paguar edhe detyrimi i prapambetur i muajve nëntor- dhjetor 2018 në shumën 614 milion lekë dhe totali i shërbimit të likuiduar arrin 2 163 milionë lekë.

Por numri i pajisjeve të sterilizuara duket se ka ardhur në rënie vit pas viti pasi në 2020 janë realizuar 1 252 milionë lekë shërbime, 433 milionë lekë më pak se 2019-ta.

Nisur nga këto të dhëna, KLSH vlerëson se në uljen e numrit të ndërhyrjeve kirurgjikale sipas kompleksitetit dhe paketimeve me avull ka ndikuar faktori i pandemisë, shmangia e operacioneve kirurgjikale të planifikuara në spitale për periudhën e izolimit si dhe amendimi i kontratës së sterilizimit në muajin janar të vitit 2020, për numrin total të ndërhyrjeve që kryhen gjatë një viti.

Auditimi ka zbuluar se nuk ka sistem kontrolli të shpenzimeve të koncensionarit të sterilizimit të pajisjeve mjekësore dhe se nuk ka asnjë gjurmë për kartelat e kontrolluara për të identifikuar nëse ka mospërputhje të seteve që janë përdorur në një ndërhyrje.

Në këtë mënyrë është e pamundur që të përllogaritet vlera ekonomike e përdorimit të seteve me kompleksitet të lartë në kundërshtim me kontratën.

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka rekomanduar që të riformatohen grupet e kompleksiteteve sipas llojit të ndërhyrjes, të riformatohen pajisjet e domosdoshme për çdo lloj diagnoze dhe ndërhyrje, si dhe të strukturohet qartë çmimi për çdo paketë pasi amendimi i kontratës në janar të 2020 ka rishikuar vetëm kontratën e financimit për tejkalimin e kufirit të 63 000 ndërhyrjeve në vit./Pamfleti

ilir beqja sali berisha arrestimi

Lini një Përgjigje