TAGS-AT E JAVËS

Politike24 Tetor 2023, 22:30

Imuniteti i Berishës, Bylykbashi: Me anashkalimin e Kuvendit është goditur në themel procesi

Shkruar nga Pamfleti

Imuniteti i Berishës, Bylykbashi: Me anashkalimin e Kuvendit

Deputeti i Partisë Demokratike Oerd Bylykbashi tha se në çështjen “Partizani” goditja në themel është anashkalimi i parlamentit.

Ai u shpreh se nuk është shkelur imuniteti i deputetit Sali Berisha, por ai i Parlamentit i cili duhet të mbrojë veten nga “persekutimet politike”.

“Goditja në themel që i ka ndodhur procesit është anashkalimi i Parlamentit. Arsyeja është shumë e thjeshtë, nuk është imuniteti i Sali Berishës, imuniteti i Edi Ramës, i Oerd Bylykbashit apo i kujtdo tjetër, është imuniteti i Parlamentit.

Unë kam këtu vendimin e Gjykatës Europiane për këtë, komisioni i Venecias do thotë të njëjtën gjë, doktrina e thotë këtë. Parlamenti mbron veten nga ajo që quhet “bie erë persekutimi politik”, tha Bylykbashi për “Euronews Albania”.

oerl bylykbashi berisha

Lini një Përgjigje