TAGS-AT E JAVËS

Politike24 Tetor 2023, 21:25

"Arrestimi i Malltezit show", Noka: Procesi është i montuar politikisht

Shkruar nga Pamfleti

"Arrestimi i Malltezit show", Noka: Procesi është i montuar

Deputeti i Partisë Demokratike Flamur Noka, ka folur në lidhje me çështjen e privatizimit të ish-kompleksit Partizani, ku dhëndri i Sali Berishës, Malltezi është në burg ndërsa për ish-kryeministrin seanca do zhvillohet nesër.

Noka u shpreh se ky është një proces i montuar politik dhe i kundërligjshëm, ka të bëjë me tentativën për të goditur dhe likuiduar opozitën.

"Prokuroria Skapi deri tani nuk ka ngritur asnjë akuzë. Thjesht e gjithë dosja është në hamendësime, aludime dhe personat janë nën hetim. Pra nuk ka asnjë akuzë. Malltezi është i arrestuar sepse për shkak se duhej show politik, por është person nën hetim nuk është person i akuzuar.

Berisha është person nën hetim. E gjitha kjo tregon se kemi të bëjmë me një vazhdimësi të tentativës për të goditur dhe sulmuar opozitën dhe për ta likuiduar atë. Është një proces i montuar politik, i kundërligjshëm", tha Noka për “Ora News”.

noka berisha malltezi

Lini një Përgjigje