TAGS-AT E JAVËS

Politike24 Tetor 2023, 21:34

Berisha refuzoi të shkojë në GJKKO, Boçi: Ka bërë zgjidhjen ideale, po respekton Kushtetutën

Shkruar nga Pamfleti

Berisha refuzoi të shkojë në GJKKO, Boçi: Ka

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Luçiano Boçi, tha se qëndrimi i Sali Berishës për të mos u paraqitur në GJKKO, është një zgjidhje ideale pasi sipas tij, SPAK nuk po respekton Kushtetutën në lidhje me hetimet dhe masën ndaj Berishës, për dosjen e privatizimit të ish-kompleksit “Partizani”.

Boçi tha se Prokuroria duhej t’i drejtohej kryetares së Kuvendit dhe më pas duhej të mblidhej Këshilli i mandateve dhe të dilej me një vendim për imunitetin e Berishës.

“Prokuroria duhej t’i shkonte kryetares së Kuvendit, më pas kryetarja e Kuvendit i drejtohet Këshillit të mandateve dhe thirret dhe personi që është ngritur akuza, jep sqarimet e më pas dilet me një raport brenda një afati 2 javor.

Berisha për mua ka gjetur zgjidhjen ideale, ka respektuar Gjykatën dhe ka dërguar përfaqësuesin e tij dhe vetë ka kërkuar respektimin e Kushtetutës. Ne po kërkojmë në një fabul që të vëmë para përgjegjësisë një person që akuzohet se ka shkelur ligjin dhe këtë e bëjë duke shkelur ligjin. Në të gjitha rastet e tjera është ndjekur procedura. Pse duhet të ketë kaq debat në një qëndrim të fortë të Berishës për të ndjekur Kushtetutën”, u shpreh Boçi për “Open”.

berisha boci spak

Lini një Përgjigje