
Deputeti Oerd Bylykbashi duke folur rreth gjyqit që po zhvillohet ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili është marrë nën hetim për çështjen “Partizani”, shpjegoi se përse është kërkuar që gjyqtarja Irena Gjoka të mos ishte më pjesë e gjykimit.
Në një Intervistë për emisionin “Now” në “Euronews Albania”, ai deklaroi se ajo ka shkelur ligjin dhe ka shpërdoruar detyrën duke lejuar që deputeti të merret nën hetim pa autorizimin e Kuvendit.
“Neni 288 i cili thotë në mënyrë eksplicite, kur ndaj një deputeti duhet të caktohet masa e sigurimit “arrest me burg” apo në shtëpi, heqja e lirësie në çfarëdolloj forme, kontrolli i banesës, prokurori duhet të kërkojë autorizim në parlament. Gjyqtarja thotë, kur të caktohet masa, duhet të ketë parasysh që të jetë kërkuar nga prokurori autorizimi i kuvendit. Këta çfarë kanë bërë, kanë anuluar nenin 73 të kushtetutës. Gjyqtarja ka marrë përsipër të bëjë gjykatë kushtetuese, që as ajo se bën dot. Pra ka një kallëzim penal për shpërdorim detyre, për shkelje të kushtetutës dhe të procesit të rregullt, në këto kushte ajo nuk mund të jetë pjesë e gjykimit”, tha Bylykbashi.
Lini një Përgjigje