TAGS-AT E JAVËS

Politike25 Tetor 2023, 09:59

Masa e sigurisë për Sali Berishën, vjen reagimi i parë nga qeveria: Presim me durim vendimin e drejtësisë!    

Shkruar nga Pamfleti

 

Masa e sigurisë për Sali Berishën, vjen reagimi i parë nga
Sali Berisha

Partia Socialiste nuk ka komentuar vendimin e Gjykatës së Posaçme për vendosjen e masës së sigurisë ‘detyrim paraqitjeje’ dhe “ndalim i daljes jashtë shtetit” për Sali Berishën, sa i takon aferës së privatizimit të Partizanit.

E pyetur nga gazetarët nëse është shkelur Kushtetuta për rastin e Berishës, ministrja Mirela Kumbaro në emër të qeverisë tha se nuk do japin koment, por do respektojnë ndarjen e pushteteve. Ajo theksoi se mazhoranca ka iniciuar ngritjen e SPAK dhe GJKKO dhe kanë luftuar që të punojnë të pavarura.

Sikurse sa herë si anëtarë të qeverisë jemi pyetur për veprimet e instancave të drejtësisë, ne nuk kemi bërë komente. Respektojmë ndarjen e pushtetit, e respektojmë më shume se kushdo tjetër se kjo qeveri ka qenë ajo që e ka themeluar, ka luftuar që ky sistem, GJKKO dhe SPAK të ngrihen të funksionojnë në kushtet më të mira të mundshme. S’ben përjashtim asnjë veprim, janë veprime procedurale, s’kemi komentuar dhe nuk bëj asnjë përjashtim për rastin në fjalë”, tha Kumbaro pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë.

masa e sigurisë për sali berishën

Lini një Përgjigje