TAGS-AT E JAVËS

Politike25 Tetor 2023, 15:44

Akuzat e SPAK, Berisha mobilizon të vetët: Të premten mblidhet Këshilli Kombëtar, përballje me Ramën me të gjitha format

Shkruar nga Pamfleti
Akuzat e SPAK, Berisha mobilizon të vetët: Të premten mblidhet
Sali Berisha duke folur pas mbledhjes së Kryesisë

Ish-kryeministri Sali Berisha ka mobilizuar të vetët pas akuzave të SPAK. Ai është marrë i pandehur për abuzime me privatizimin e ish-kompleksit “Partizani” dhe kjo do të shërbejë si një shtysë më e madhe për opozitën që të përplaset me qeverinë.

Berisha mblodhi sot Kryesinë dhe është vendosur që beteja në Parlament do të vijojë. Pra do të ketë bllokim të seancave sikundër ndodhi javën që lamë pas.

Pasi mbledhjes Berisha foli për gazetarët duke thënë se beteja do vijojë më të gjitha format përballë kësaj qeverie.

Kjo betejë nuk kishte të bënte asgjë me zhvillimet e mëvonshme, por ato nuk ishin të paparashikuara. Edi Rama kur pa deputetët në vendosmëri absolute të qëndrojnë për të drejtat që ai shkelmon, mendoi se duke hapur një proces antidemokratik do na dekurajonte, por e vërteta është se doli e kundërta. Beteja do vazhdojë.

Kjo është një betejë kundër diktaturës së instaluar të bazuar në drogë, krim e asgjësimin e opozitës. Opozita ndodhet para de facto asgjësimit të saj nëse vazhdon kështu. Ditën e enjte deputetët të betuar se nisin betejën pa kthim shënon kthesë në qëndresën tonë për rivendosjen e pluralizmit në vend.

Çdo formë beteje do ketë. Ju garantoj. Do jetë në çdo formë proteste. Edi Rama nuk pranon opozitë tjetër veç asaj që kontrollon. Asgjë nuk ka ndryshuar në qëndrimin tonë si opozitë, nuk pranojmë të jemi opozitë fiktive”, u shpreh ai.

Më tej ai bëri me dije se ditën e premte ka thirrur mbledhjen e Këshillit Kombëtar ku dhe do të vendoset se cili do të ketë aksioni opozitar. Pra duket qartë se Berisha po përdor postin për tu përballur me akuzat e SPAK. Sipas tij, ai po sulmohet politikisht dhe ka kërkuar mbrojtje nga të vetët.

Lini një Përgjigje