
Juristi Kreshnik Spahiu ka reaguar sërish lidhur me akuzat ndaj Sali Berishës dhe aksionet e SPAK në radhët e pushtetarëve. Sipas tij, kemi arritur në atë fazë ku mafia ka kapur shtetin dhe politika vjedh miliarda përmes ndryshimeve ligjore.
Postimi i Spahiut
Në disa vende nuk egziston mafia sepse mafia është vetë në pushtet. Atje ku kapet shteti korrupsioni i vogël shuhet. Pakësohet rryshfeti dhe kalohet në faza të larta (state capture). Kapja e shtetit është një lloj korrupsioni sistematik politik në të cilin interesat private ndikojnë ndjeshëm në proceset vendimmarrëse të një shteti në avantazhin e tyre.
Proçesi legjislativ, administrativ dhe ligjzbatues shndërrohen në mjete për të arritur qëllimin korruptiv.
Vjedhjet dhe grabitjet me miliona dhe miliarda bëhen me ligj që të pastrohen nëpërmjet makinerisë shtetërore. Mafia shtetërore harton ligjet dhe aktet nën/ligjore në mënyrën e përshtatshme që në të ardhmen të legjitimojnë gjithë aksion korruptiv si veprime ligjore.
Në fund, vetëm populli shkel ligjin, sepse politikanët i kanë mbrojtur me imunitet dhe votuar me ligj krimet e tyre.
Lini një Përgjigje