TAGS-AT E JAVËS

Politike25 Tetor 2023, 16:04

“Këshilli Kombëtar do të marrë vendimet e duhura”, Noka për akuzat ndaj Berishës: Kërkohet likuidimi i opozitës

Shkruar nga Pamfleti

“Këshilli Kombëtar do të marrë vendimet e

Deputeti i Partisë Demokratike Flamur Noka ka folur për mediat jashtë selisë blu për akuzat e SPAK ndaj ish-kryeministrit Berisha. Noka u shpreh se do thirret Këshilli Kombëtar i cili do shqyrtojë dhe do marrë masat e duhura.

"Të thërrasë Këshillin Kombëtar i cili do të shqyrtojë më tej këtë situatë të paprecedentë ku montohet një akuzë politike ndaj kreut të opozitës me qëllim likuidimin e opozitës dhe pastaj Këshilli Kombëtar do të marrë vendimet e duhura. Përballë një regjimi ka vetëm një rrugë për mua si person, mosbindja civile për ta zhbërë nga rrënjët një regjim kriminal e korruptiv.

Në një moment që kushtetuta shkelet me këmbë, atëherë në atë vend nuk ka më demokraci. Ngre një akuzë politike e pabazuar në asnjë nen të kodit penal, tregon se ky organ është në shërbim të regjimit. Që këtu më pas komentet për demokraci janë të kota", tha Noka.

flamur noka berisha

Lini një Përgjigje