TAGS-AT E JAVËS

Politike23 Nëntor 2024, 22:11

Flutura Açka: Mësuesit shpërndajnë aktivitetet e ministres në rrjetet sociale, ndërsa drejtorët iu kërkojnë vota

Shkruar nga Pamfleti

Flutura Açka: Mësuesit shpërndajnë aktivitetet e ministres

Deputetja e Partisë Demokratike Flutura Açka ka shprehur shqetësimin e saj lidhur me iniciativën e qeverisë për të kthyer shkollat në qendra komunitare, e cila sipas saj ka nisur të eksperimentohet në disa shkolla në Tiranë.

Açka u shpreh se figura e mësuesit sot është e lëkundur dhe kjo për shkak të presionit të politikës. Deputetja ka deklaruar se mësuesit shpërndajnë në rrjetet sociale aktivitetet e ministres, ndërsa shton se drejtorët e shkollave iu kërkojnë vota.

“Janë mbyllur 500 shkolla në Shqipëri. Nuk e dimë çfarë janë kthyer këto godina. Ka iniciativa për kthimin e shkollave në qendra komunitare pa pasur një studim. Ka nisur ky eksperiment në disa shkolla dhe nuk e dimë çfarë ka sjellë. Një iniciativë e tillë e nxituar mund të japë rezultate që shkollave iu prishet shenjtëria. Çfarë roli ka mësuesi në Shqipëri? Me transparencë duhet të ndreqim situatën. Figura e mësuesit e lëkundur dhe kjo vjen nga presioni i politikës. Mësuesit shpërndajnë në rrjetet sociale aktivitetet e ministres. Mësuesit thirren nga drejtorët dhe iu kërkohen vota. Mos e politizojmë shkollën, ta lemë në shenjtërinë e saj”, tha deputetja për “A2 CNN”.

Lini një Përgjigje