TAGS-AT E JAVËS

Politike23 Nëntor 2024, 17:39

Vrasja e 14-vjeçarit, Paloka: Ngjarje e rëndë, shqiptarët ikin nga vendi sepse ndihen të pasigurt

Shkruar nga Pamfleti

Vrasja e 14-vjeçarit, Paloka: Ngjarje e rëndë, shqiptarët

Deputeti i Partisë Demokratike Edi Paloka ka folur lidhur me vrasjen e 14-vjeçarit pranë shkollës “Fan Noli” në Tiranë.

Paloka tha se kjo është ngjarje tepër e rëndë dhe lidhet drejtpërdrejt me mënyrën sesi qeveriset vendi. Ai u shpreh se 1 milion shqiptarë janë larguar nga vendi jo vetëm për shkak se vuajnë për bukën e gojës, por edhe nga pasiguria e jetës.

“Asgjë nuk është jashtë politikës në një vend. Çdo gjë ka lidhje me politikën. Në Shqipëri nuk funksionon asgjë. Kanë ikur mbi 1 milionë shqiptarë.

Shumica ikin jo vetëm për bukën e gojës, por cilësia e jetës është e dobët, nga pasiguria për jetën. Nuk e di çfarë të them kur ndodh që një adoleshent vret një adoleshent tjetër. Këtu duhet ndryshuar gjithçka”, u shpreh Paloka për “News 24”.

Lini një Përgjigje