TAGS-AT E JAVËS

Politike23 Nëntor 2024, 13:35

Berisha ngre në protesta militantët pas vendimit të Kushtetueses, caktohet ora për tubimin e së martës

Shkruar nga Pamfleti

Berisha ngre në protesta militantët pas vendimit të

Protesta do të mbahet më datë 26 nëntor, të martën, ashtu siç ishte njoftuar dhe në orën 17:00, siç u bë e ditur ditën e sotme.

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha do t’i përgjigjet me protestë vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Protesta do të mbahet më datë 26 nëntor, të martën, ashtu siç ishte njoftuar dhe në orën 17:00, siç u bë e ditur ditën e sotme.

“Me datën 26 është protesta tjetër kombëtare, më e fuqishmja që ka njohur Shqipëria”, u shpreh Berisha, një ditë më parë.

Sali Berisha nuk pajtohet me vendimin e trupës se gjyqtarëve kushtetues, që i dhanë më shumë të drejtë SPAK kur vendosi të anashkalojë Kuvendin për masat e para shtrënguese të marra ndaj tij, atë të detyrimit te paraqitjes dhe ndalimit të daljes jashtë vendit edhe pse këtë të fundit, Kushtetuesja e vlerësoi si jo proporcionale.

Gjykata Kushtetuese rrëzoi sot dy ditë më parë ankimin e Sali Berishës për të shpallur 'antikushtetuese‘  masën e sigurisë 'detyrim me paraqitje’, dhënë fillimisht nga GJKKO, me kërkesë të SPAK në kuadër të hetimeve të dosjes për aferën e privatizimit të ish-kompleksit Sportiv ‚Partizani‘.

Në këtë dosje SPAK ka marrë të pandehur ish kryeministrin për "korrupsion pasiv në bashkëpunim", duke e akuzuar se favorizoi dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi, si një nga pronarët e terrenit, ku më pas u ndërtuan 19 kulla.

Në vendimin e lexuar nga vetë Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj legjitimohet i drejtë rruga që SPAK ka ndërmarrë duke shkuar ti kërkojë GJKKO-së masë sigurimi 'detyrim me paraqitje' për Sali Berishën pa qenë nevoja të kërkonte autorizimin nga Kuvendi

"Gjykata njëzëri arriti në përfundimin se ajo nuk prek funksionet legjislative të Kuvendit dhe nuk e pengon deputetin të ushtrojë të drejtat e tij si deputet. Për rrjedhojë gjykata njëzëri arriti në përfundimin se në rastin konkret, kjo masë nuk përbën kufizim të lirisë personale dhe, për pasojë nuk nevojitet autorizimi nga Kuvendi për zbatimin e saj ndaj deputetit", thuhej në vendim.

 

Lini një Përgjigje