TAGS-AT E JAVËS

Politike22 Nëntor 2024, 17:19

Zgjedhjet 2025, Mediu: Propozuam datën 4 prill!

Shkruar nga Pamfleti
Zgjedhjet 2025, Mediu: Propozuam datën 4 prill!
Fatmir Mediu

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu foli lidhur me datën e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare.

Mediu tha se ka kërkuar gjatë takimit me Presidentin Bajram Begaj që zgjedhjet të mbahen në 4 prill, duke iu referuar faktit se ishin 4 data, dy në prill dhe dy në maj, që mund të propozohej një datë.

Kreu republikan tha se ka propozuar mbajtjen e zgjedhjeve në 4 prill, për faktin se në maj ka disa aktivitete dhe mos të kishte një përdorim nga ana e qeverisë në funksion të zgjedhjeve.

“Paraprakisht ka pasur një propozim nga ana e socialistëve që zgjedhjet të mbahen në 11 maj, por në datën 9 maj ka një aktivitet që mund të përdoret nga Qeveria. Nëse Presidenti nuk informohet dhe anashkalohet, ky është një tjetër problem i madh”, tha Mediu për “News 24”.

zgjedhjet 2025 fatmir mediu

Lini një Përgjigje