Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka sulmuar Gjykatën Kushtetuese, pas vendimit për të drejtën e daljes jashtë shtetit, por jo heqjen e masës së sigurisë me arrest shtëpie.
Berisha tha se me këtë vendim, Gjykata u bë bjesë e grushtit të shtetit.
“Gjykata Kushtetuese, me vendimin e saj u bë pjesë e grushtit të shtetit, e grabitjes së pushtetit të parlamentit nga mercenarë, gjykatës me katër mbiemra. Irena me 5 mbiemra, Dumani me pesë apartamente. Kanë deklaruar shkeljen e parimit të porporcionalitetit.
Gjykata shkruajti jo vetëm kushtetutën, por edhe kartën universale të të drejtave të njeriut. Ajo gjykatë, për të mbrojtur grushtin e shtetit, përvetësimin e pushtimit të parlamentit, shkoi deri në shkallën absurde, të shpallë lirinë e lëvizjes, jo një liri jo individuale. Sipas saj, liria e lëvizjes nuk përfshihet në liritë personale apo individuale. Nuk mund të ketë akt më poshtërues për një jurist që ka alfabetin e ligjit dhe kushtetutës. Liria e lëvizjes, është liria më themelore. Ajo sanksionohet në Konventën e të Drejtave Evropiane të Njeriut. As në gjykatat naziste, nuk thuhet se liria e lëvizjes, nuk na qenka liri individuale”, u shpreh Berisha.
Lini një Përgjigje