
Podkasti 'Të Pashoq' vjen sonte në një hapësirë të dedikuar për një analizë shteruese mbi Buxhetin 2025, por jo vetëm. I ftuar në studio, deputeti socialist Erion Braçe.
Ky i fundit pranoi se ka ende shumë probleme, duke u ndalur nga siguria në shkolla, te shëndetësia dhe administrata.
“Duke marrë shkas nga vrasja e adoleshentit, Buxheti parashikon numrin në rritje për psikologët. Dhe që paratë të jetë eficente duhet që puna e tyre të ketë vlerë dhe ata të jenë efiçentë brenda shkollave. Parashikon rritjen e numrit të oficerëve të sigurisë, normalisht dhe të rrogave. A ka eficecë. Ngjarja tregoi se nuk ka eficencë. Jo te të gjitha shkollat oficerët shërbejnë në maksimum për të garantuar sigurinë. Vërejtja është produktiviteti i parasë publike. Jo vetëm në arsim, por edhe në shëndetësi. Janë 760 mln euro. Jemi në kushtet që nuk e kemi shërbimin shëndetësor në parametrat që duhet. E dukshme është radha e pritjes për të kryer ekzaminimet shëndetësore. Si këto ka plot.
Kemi administratën. Në administratë ka dembelë, ka parazitë. Ka njerëz që janë në një punë private dhe këtë punë në administratë e mbajnë për një rrogë. Pastaj paraqiten a jo në punë është evidente. Por edhe përdorin këtë vendin për të çuar paranë te biznesi i tyre. Duhet një analiz e administratës publike”, tha ai.
Lini një Përgjigje