TAGS-AT E JAVËS

Politike21 Nëntor 2024, 15:45

"Nxënësi shembullor bullizohet nga shokët”, Pampuri: Kjo shoqëri do një rregullator

Shkruar nga Pamfleti

"Nxënësi shembullor bullizohet nga shokët”, Pampuri:

Deputetja e Partisë Demokratike Oriola Pampuri ka deklaruar se mund të ishte pjesë e protestës që u mbajt sot pas vrasjes së 14-vjeçarit Martin Cani, por nuk donte të politizonte tubimin me prezencën e saj si deputete.

Ajo u shpreh se tubimet apo protestat nuk kanë pse të thirren nga politika, por thekson se duhet të jenë vetë qytetarët ata që duhet të reagojnë.

Deputetja tha se ngjarja ka shkaktuar një dhimbje të jashtëzakonshme për familjen.

“Shoh një shoqëri që nëse je një nxënës që studion dhe shoqërohesh i qetë, bullizohesh. Në këtë shoqëri nuk dinë më fëmijët se si të sillen. Nis bullizimi nga rrjetet sociale. Kjo shoqëri do një rregullator ta sjellë në shina”, tha Pampuri për “News 24”.

Lini një Përgjigje