TAGS-AT E JAVËS

Politike21 Nëntor 2024, 10:16

Konsultimet për datën e zgjedhjeve 2025, Presidenti Begaj pret në takim Tedi Blushin e PL

Shkruar nga Pamfleti

Konsultimet për datën e zgjedhjeve 2025, Presidenti Begaj pret në

Presidenti Bajram Begaj ka vijuar konsultimet me partitë politike për datën e zgjedhjeve parlamentare 2025.

Kreu i shtetit ka pritur sot në Presidencë, sekretarin e Përgjithshëm të Partisë së Lirisë, Tedi Blushi.

Një ditë më parë, Begaj priti kryetarët e partive të vogla opozitare, Fatmir Mediun e Partisë Republikane, Vangjel Dulen e PBDNJ, Dashamir Shehin e LZHK dhe Agron Duka e PAA. Këta propozuan si datë më të përshtatshme 4 majin, duke thënë se zgjedhjet duhet të mbahen para zhvillimit të samitit të Komunitetit Politik Europian në Tiranë.

Ndërkohë, Shpëtim Idrizi i PDIU ka propozuar që zgjedhjet të zhvillohen ose më 4 maj ose 11 maj, pasi sipas tij duhet lënë koha e nevojshme për të plotësuar modalitetet e votës së emigrantëve, por edhe të pritet vendimi i Gjykatës Kushtetuese për listat.

Presidenti Bajram Begaj, duhet të shpallë dekretin për datën e zgjedhjeve parlamentare brenda 10 ditëve të para të muajit dhjetor. Sipas ligjit elektoral, Begaj duhet ta dekretojë datën e zgjedhjeve jo më vonë se 9 muaj para mbarimit të mandatit të deputetëve, i cili përkon me 10 shtatorin e vitit 2025.

Kushtetuta e përcakton 15 prill-15 maj, periudhën kohore për zhvillimin e zgjedhjeve. Por, mbetet për t’u parë se cilën prej 4 të dielave do të dekretojë presidenti Begaj pas konsultimit me të gjitha partitë politike, mes tyre edhe dy partitë më të mëdha PS e PD.

Lini një Përgjigje