TAGS-AT E JAVËS

Politike21 Nëntor 2024, 19:58

Perla e Kushtetueses: Berisha ka të drejtë të dalë jashtë shtetit, por jo nga shtëpia!

Shkruar nga Pamfleti

Perla e Kushtetueses: Berisha ka të drejtë të dalë

Gjykata Kushtetuese ka marrë sot një vendim lidhur me masën e sigurisë ndaj Sali Berishës.

Berisha ankimoi në Kushtetuese masën e parë të sigurimit ndaj tij, atë të “detyrimit për tu paraqitur”, një lëvizje kjo për të rrëzuar më pas dhe arrestin në shtëpi.

Berisha pretendonte se SPAK dhe GJKKO shkelën ligjin me atë masë sigurie, pasi më parë duhej që të merrnin leje në Kuvend duke qenë se ai është deputet.

Mirëpo trupa gjyqësore, pasi ka shqyrtuar sot në një seancë maratonë të gjithë dokumentacionin, arrin në konkluzionin se SPAK veproi si duhet.

Sipas saj, nuk ka pasur nevojë që të ketë autorizim në Kuvend, pasi “detyrimi për tu paraqitur” nuk e kufizonte veprimtarinë e tij si deputet.

Por Kushtetuesja i ka dhënë të drejtë Berishës lidhur me heqjen e pasaportë. Me pak fjalë, ai ka të drejtë të dalë jashtë vendit, por jo nga banesa.

Në lidhje me masën tjetër, Gjykata vendosi pranimin e pjesshëm të kërkesës duke shfuqizuar vendimet gjyqësore objekt të shqyrtimit kushtetues, vetëm për pjesën që kanë caktuar masën "ndalim i daljes jashtë shtetit" ndaj kërkuesit Sali Berisha për shkak të cenimit të parimit të proporcionalitetit, në aspektin e domosdoshmërisë së kësaj mase, në kushtet kur qëllimet e saj përmbushen nga masa tjetër e dhënë ndaj kërkuesit "detyrim për t'u paraqitur ne policinë gjyqësore"”, thekson gjykata.

 

Lini një Përgjigje