TAGS-AT E JAVËS

Politike21 Nëntor 2024, 18:46

"Rama dhe Berisha të pangopur me pushtet", Adriatik Lapaj: Kundër modelit që sjellin njerëz me autobus në mitingje

Shkruar nga Pamfleti

"Rama dhe Berisha të pangopur me pushtet", Adriatik Lapaj:

Kreu i “Shqipëria Bëhet” Adriatik Lapaj ka folur lidhur me situatën aktuale politikë në vend. Sa i përket kritikëve ndaj tij, Lapaj ironizion duke thënë se nuk pret që ta nderojnë me lule.

“Nuk pres të më presin me lule, asnjë nga ekipi jonë”, tha ai.

Për Berishën, Ramën dhe Metën shprehet se shumë gjëra i kanë bërë gabim. Por sipas tij, gabimi më i është babëzia që kanë për të mos hequr dorë nga karrigia e pushtetit.

“Shumicën e gjërave i kanë bërë gabim. Gabimi më i madh nuk është se kanë gabuar gjatë qeverisjes. Sot dimë shumë më shumë, pasi kanë pushtet prej kaq vitesh nuk janë të ngopur me pushtet. Janë paketë, përfaqësojnë një mendësi politike. Erdhi zoti Rama iku Berisha me idenë e demokratizimit dhe Rama punon me të njëjtët njerëz që punonte Berisha. Ka të njëjtën qasje për diasporën. Sot merret administrata me autobus dhe çohet në mitingje. Ajo që dua të them, na duhet të shkëputemi nga ky model”, u shpreh kreu i “Shqipëria Bëhet”.

Lapaj mbështet reformën në drejtësi dhe nuk është për kthim prapa. Më tej, sa i përket kostos për votën e diasporës, ai thotë se megjithëse mund të jetë shifër e lartë për buxhetin, ia vlen të ndërmerret një hap i tillë për Shqipërinë.

“Jemi në mbështetje të drejtësisë së re. Bëhen gabime, nuk është perfeksion. Duhet ta mbështesim reformën. Mund të rekuperojmë më mirë të ecim përpara. Nëse nuk arrihet të mbulohet kosto e kthimit do votojnë ata që munden. Nëse shkojnë kostot 60 mln dollarë, kthehet barrë të rëndë ekonomike. Unë jam gjithë sy e vesh për raportet ekonomike. Por është nevoja ta ndryshojmë Shqipërinë. Duhet ta bëjmë këtë sakrificë. Duhet ta bëjmë”, përfundoi ai.

 

Lini një Përgjigje