TAGS-AT E JAVËS

Politike22 Nëntor 2024, 10:54

Bardhi thirrje SPAK: Kushtetuta i dha të drejtë Berishës, t’i hiqet menjëherë arresti shtëpiak

Shkruar nga Pamfleti
Bardhi thirrje SPAK: Kushtetuta i dha të drejtë Berishës,
Berisha dhe Bardhi

Kreu i Grupit të PD-së, Gazment Bardhi ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për kryedemokratin Sali Berisha.

Bardhi përmes një postimi në rrjetin social Facebook, shkruan se Kushtetuesja i dha të drejtë Berishës.

“Vendimi i djeshëm i Gjykatës Kushtetuese konfirmon atë që kam thënë prej ditës së parë se masa e ‘arrestit në shtëpi’ ndaj kryetarit të Partisë Demokratike Sali Berisha është tërësisht e joproporcionale”, shprehet Bardhi në një postim në rrjetet sociale.

Teksa analizoi vendimin e Kushtetueses, Bardhi shprehet se nëse masa “ndalim i daljes jashtë vendit” është konsideruar joproporcionale dhe antikushtetuese, sipas tij, atëherë edhe masa më e rëndë e “arrestit në shtëpi” është disafish më e panevojshme dhe më joproporcionale, për rrjedhojë thellësisht antikushtetuese.

“Gjykata Kushtetuese është shprehur dhe nën dritën e këtij zhvillimi të ri, SPAK dhe GJKKKO duhet që, nën frymën, standardin dhe logjikën e vendimit të Gjykatës Kushtetuese, pra në përputhje me vetë Kushtetutën, të procedojnë menjëherë dhe pa vonesa me revokimin e masës joproporcionale të “arrestit në shtëpi” ndaj Sali Berishës”, theksoi Kreu i Grupit të PD-së.

Bardhi shton se çdo vonesë e mëtejshmedo të minonte demokracinë, duke theksuar “326 ditë pengesë antikushtetuese e aktivitetit politik të Linderit të opozitës janë mjaftueshmërisht të rënda për të toleruar të bëhen 327 ditë apo më shumë”.

gazment bardhi spak berisha

Lini një Përgjigje