
Podkasti 'Të Pashoq' vjen sonte në një hapësirë të dedikuar për një analizë shteruese mbi Buxhetin 2025, por jo vetëm. I ftuar në studio, deputeti socialist Erion Braçe.
Buxheti, pensionet, Bujqësia, vjedhja e fondeve të BE-së, korrupsioni në Qeveri dhe jo vetëm, gjoba 130 mln euro e Franchesco Becchetti-t, SPAK dhe arrestimet në radhët e socialisteve, Komisioni për Dezinformimin, marrëdhënia me Ramën dhe situata brenda PS-së, vrasja e 14-vjeçarit te 'Fan Noli' dhe mbyllja e rrjeteve sociale...
-SPAK ka arrestuar shumë eksponentë në radhët e Partisë Socialiste. A është kaq shumë e korruptuar qeveria?
Si PS? Këta kanë arrestuar njerëz që në veprimtarinë e tyre kanë ardhur ndesh me ligjin. SPAK nuk ka lakumues të tij partinë, por ligjin. Qoftë i PS, apo i PD, LSI, PR, nuk i shfaqet me sigël partie SPK-ut.
-Pse e keni të vështirë t’i përgjigjeni pyetjes?
Nëse SPAK po e inpostoni në luftë ndaj partive politike, po e sulmoni atje ku nuk duhet. Po i bini asaj strukture se po merrte me politikë. SPAK ka bërë shumë më tepër me krimin e organizuar e grupe që janë kërcënim real për këtë vend. Si ta themi, që ka goditur nga PD. Po bën detyrën e vet në përputhje me mandatin që ka jo lidhur me partitë.
Të vimë te PS. Po ka korrupsion në PS, siç ka pasur. Ndryshe është se nuk i japim mbrojte politike përballë SPAK. Arsyeja sepse nuk duhet politizuar ajo strukturë. Ata kur akuzojë në funksion me ligjin, nuk akuzojnë se filani është i PS e tjetri i PR. Cili është ndryshimi që ne nuk ofrojmë mbrojtje politike. Nuk atakojmë strukturën. Nuk konstestojmë vendimet e gjykatave, ndërkohë të tjera larg nesh sulmojnë SPAK, nuk respektojnë vendimet e gjykatave. Kjo është diferenca. Që ka individë të korruptuar ka në PS dhe falë asaj strukture po përballen me ligjin.
-Kryeministri ka thënë kanë ngrënë dardha pas shpine...
Nuk më intereson se çfarë kanë thënë. Më duhet të dëgjoj prokurorinë dhe vendimin e gjykatës, për një pjesë janë dhënë vendime. Se si kanë ngrënë nuk më intereson. Se çfarë më intereson. Që në 1990 përgjegjësia penale është individuale. Por nuk është ngjitëse. Nënse unë kam një akuzë, nuk jeni ju e korruptuar. Të preka unë dhe ta ngjita korrupsionin. Janë veprime individuale dhe do mbajnë përgjegjësi individuale.
Lini një Përgjigje