TAGS-AT E JAVËS

Politike21 Nëntor 2024, 21:58

Kushtetuesja “rrëzoi” Berishën, Gjekmarkaj: Vendimi, regres historik!

Shkruar nga Pamfleti

Kushtetuesja “rrëzoi” Berishën, Gjekmarkaj: Vendimi,

Deputeti i Partisë Demokratike Agron Gjekmarkaj u shpreh se Gjykata Kushtetuese me vendimin e marrë për Sali Berishën ka bërë regres historik.

I ftuar në emisionin “Now” në “Euronews Albania”, ai tha se gjykata e cila pjesërisht pranoi kërkesën e Sali Berishës, u tregua e papeshë.

Sot Gjykata Kushtetuese për mua ka kryer një regres historik sepse ajo shfuqizoi çdo përpjekje që është bërë për të ruajtur jo thjesht imunitetin e deputetit, por garancitë kushtetuese të opozitës dhe përpjekjet që janë bërë për ta përsosur këtë betejë.

Unë nuk them që politikani duhet të ketë status të veçantë mbrojtje nëse është fajtor para ligjit. Por në të gjithë botën është një vendim i formës së prerë ai që e dënon një politikan”, tha Gjekmarkaj.

Lini një Përgjigje