
Berisha ka paralajmëruar drejtuesit e policisë duke thënë që të mos guxojnë të prekin protestuesit e revoltuar të opozitës.
Nëpërmjet një takimi virtual të zhvilluar me drejtuesit politikë të qarqve, Berisha ka kërcënuar ministrin e Brendshëm Ervin Hoxha dhe Policinë se do të paguajnë çmimin më të shtrenjtë nëse do të arrestojnë protestuesit e zemëruar.
“Edhe njëherë, i them përfaqësuesit, bastardit të familjes Hoxha dhe përfaqësuesit të bandës së Troplinëve, mos ndërse narkobanditë kundër qytetarëve se do paguash çmimin më të shtrenjtë”, theksoi Berisha në fjalën e tij.
Berisha ka kërkuar gjithashtu nga qytetarët pjesëmarrje masive në protestën e thirrur nga opozita, më 26 nëntor, ora 17:00.
“Mosbindja civile e ditës së martë, marshimi në Tiranë, duhet të jetë një triumf i vërtetë i revoltës, i zemërimit, i shpirtit të pamposhtur të qytetarëve në kryeqytetin e tyre.
Ndaj dhe, të nderuar drejtues politikë të qarqeve, duhet marrë çdo masë për një dyndje masive të opozitarëve në Tiranë.
Duhet të marrim çdo masë për të dëshmuar përpara shqiptarëve se ne jemi shumica, dhe jo vetëm shumica politike, por edhe shumica numerike dhe se narkodiktatura nuk ka të ardhme.
Ajo mbahet tani nga organet e dhunës.
Një akt që më rikujton muajt e fundit të diktaturës komuniste, i ndërruan të gjithë drejtorët dhe sollën në krye të policisë banditë të damkosur, njerëz me lidhje të certifikuara, ushtarë të krimit.
Por unë jam këtu për të paralajmëruar, mos guxoni të prekni protestuesit e zemëruar.
Edhe njëherë, i them përfaqësuesit, bastardit të familjes Hoxha dhe përfaqësuesit të bandës së Troplinëve, mos ndërse narkobanditë kundër qytetarëve se do paguash çmimin më të shtrenjtë.
Nuk mund të mbani pushtetin me banda. Jo dhe jo.
Sirenat për narkodiktaturën në Shqipëri po bien në të katër anët e planetit.
Është detyra jonë dhe ne do e përmbushim këtë detyrë.
Ndaj dhe sipas planit të caktuar, Tirana në duart e qytetarëve të revoltuar.
Kemi tre ditë kohe, janë të mjaftueshme jo vetëm për shqiptarët në Shqipëri, por për shqiptarët në të katër anët e dheut të vërshojnë drejt Tiranës.
Nuk do zgjatem më shumë.
Ju uroj suksese.
Të qëndrojmë në lartësinë e thirrjes së kohës.
Koha na thërret!
Është radha jonë”, tha kreu i PD gjatë fjalës së tij.
Lini një Përgjigje