TAGS-AT E JAVËS

Politike23 Nëntor 2024, 18:06

Berisha fut sërish në kaos Tiranën, zbardhet plani për protestën e së martës!

Shkruar nga Pamfleti

Berisha fut sërish në kaos Tiranën, zbardhet plani për

Sot u bë e ditur se në orën 17.00 më 26 nëntor do të mbahet tubimi i radhës dhe ata që do ta pësojnë janë qytetarët e Tiranës...

Ndonëse jemi në fund të vitit dhe i ftohti ka filluar, Sali Berisha ka vendosur të nxjerrë sërish në protestë qytetarët. Tre protestat e mbajtura deri më tani (sulmet me molotov në Tiranë, bllokimi i rrugëve dhe tubimi i pensionistëve) nuk kanë prodhuar asgjë. Berisha flet për mosbindje civile, por deri më tani kemi parë marshime rrugëve.

Duket se një gjë e ngjashme do të ndodhë dhe të martën. Sot u bë e ditur se në orën 17.00 më 26 nëntor do të mbahet tubimi i radhës dhe ai që ka treguar detaje është Edi Paloka. Ai tha se skenari është që të paralizohet trafiku në Tiranë. Me pak fjalë, ta pësojnë qytetarët.

Dua të jap një lajm: Protesta e radhës do jetë bllokim total i Tiranës, i rrugëve, i trafikut në Tiranë, në datën 26. Marshim në Tiranë i qytetarëve. Ky do të jetë qëllimi. Do vuajnë qytetarët, por më mirë të vuajnë një ditë, 1 javë, por do të shpëtojnë nga vuajtja që zgjat prej 12 vitesh dhe që mund të zgjasë akoma nëse nuk reagojmë.

Nga ndërkombëtarët ka një ndryshim në qëndrime. E mbani mend dikur që sa herë njoftonim një protestë vinin reagimet, përjashto njoftimet rutinë të ambasadës së USA, por nga shigjetat që vinin…këtë kemi kohë që nuk e dëgjojmë më. Kemi dy rezoluta që janë shumë të rëndësishme, PPE drejton Europën, ka rëndësinë e vetë cilësore“, tha ai në një emision.

Ndërkohë sot në mbrëmje pati një takim mes drejtuesve politikë në qarqe. Berisha foli me anë të një lidhje Live, ku nuk munguan kërcënimet dhe akuzat. Edhe ai konfirmoi se do të ketë marshim në Tiranë. Pra i ngjashëm me atë që pamë më 7 tetor.

Marshimi në Tiranë, duhet të jetë triumf i vërtetë, i revoltës, i zemërimit, i shpirtit të pamposhtur të qytetarëve. Ndaj dhe të nderur drejtues politikë të qarqeve, duhet të merret çdo masë për një dyndje masive të opozitarëve në Tiranë. Duhet të marrim çdo masë për të dëshmuar para shqiptarëve se ne jemi shumica, jo vetëm politike por dhe numerike. Tiran në durat e qytetarve të revoltuar”, tha Berisha.

Ajo që vihet re është se Berisha dhe Meta protestojnë për hallet e tyre. Tubimi i Saliut vjen pas vendimit të Kushtetuese, ndërkohë që protesta po bëhet gati të bëjë edhe PL. Ilir Meta u kërkoi mbështetësve që të nisin protestat periodike para SPAK-ut. Megjithatë deri tani asgjë nuk e ka ndalur SPAK t'i godasë të dy. /Pamfleti

Lini një Përgjigje