
Ish-kryeministri Berisha ka zhvilluar një mbledhje me drejtuesit politikë të qarqeve. Në protestën e tretë të thirrur nga opozita, kreu i Partisë Demokratike u ka kërkuar nga qytetarët të marshojnë në kryeqytet.
Ai u kërkon kryetarëve të degëve, kryesitë e degëve, anëtarëve të kryesive dhe të gjithë mbështetësve, t’i bashkohen marshimit të së martës.
Berisha bëri thirrje që ditën e martë në orën 17:00, Tirana duhet nuk duhet të jetë në duart e qeverisë. Kreu i PD i ka dhënë mesazh qytetarëve të ndezin tym dhe flakë në Tiranë, njësoj si protesta e 7 tetorit.
Në fjalën e tij, nuk munguan kërcënimet dhe akuzat. Edhe Berisha konfirmoi se do të ketë marshim në Tiranë. Pra, i ngjashëm me atë që pamë më 7 tetor.
“Marshimi në Tiranë, duhet të jetë triumf i vërtetë, i revoltës, i zemërimit, i shpirtit të pamposhtur të qytetarëve. Ndaj dhe të nderur drejtues politikë të qarqeve, duhet të merret çdo masë për një dyndje masive të opozitarëve në Tiranë. Duhet të marrim çdo masë për të dëshmuar para shqiptarëve se ne jemi shumica, jo vetëm politike por dhe numerike. Tiran në durat e qytetarve të revoltuar”, tha Berisha.
“Mirëmbrëma dhe përshëndetje zoti Noka, zotërinj drejtues të PD të qarqeve.
Kjo mbledhje e thirrur me urgjencë lidhet me protestën, me marshimin në Tiranë të qytetarëve të Tiranës dhe mbarë Shqipërisë me datën 26 nëntor, ora 5.
Koha në të cilën thirret jo protesta, por mosbindja civile, është e shkurtër.
Por, revolta, zemërimi i qytetarëve ndaj qeverisë rritet me shpejtësi progresive nga java në javë.
Zemërimi ndaj saj është i pandalshëm.
Në këtë kuadër mund të themi se protesta e datës 26 nëntor është një hap i vonuar.
Ndaj dhe kërkoj nga ju, nga kryetarët e degëve, kryesitë e degëve, anëtarët e kryesive, kryetarët e grupseksioneve, anëtarët e grupseksioneve dhe mbështetësit tanë, një mobilizim të jashtëzakonshëm në mënyrë që Tirana me datë 26 të jetë e tëra në duart e qytetarëve dhe jo të qeverisë.
Asgjë nuk ka më të pamëshirë se kohën dhe këtë duhet ta kemi të qartë secili nga ne.
Kjo narkoqeveri nuk meriton asnjë minutë kohë të vetme.
Sulmi dhe vetëm sulmi duhet të jenë qëndrimet tona”, tha Berisha gjatë fjalës së tij.
Lini një Përgjigje