TAGS-AT E JAVËS

Politike23 Nëntor 2024, 20:46

"Drejtësia nën urdhrat e Ramës", Gjata: Kushtetuesja nën presion, emra politikanësh në përgjimet e "Sky ECC"

Shkruar nga Pamfleti

"Drejtësia nën urdhrat e Ramës", Gjata: Kushtetuesja

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike Çlirim Gjata ka sulmuar institucionet e drejtësisë, të cilat sipas tij janë nën urdhrat e regjimit të Ramës.

Gjata deklaroi se Gjykata Kushtetuese tashmë është në presion për çështjen e Sky Encrochat nëse përgjimet duhet të njihen si prova, pasi aty dalin emrat e shumë politikanëve.

Gjata ironizoi duke thënë se i vetmi institucion i pavarur në vendin tonë është FSHF.

“Një i pandehur ka shkuar në Gjykatës Kushtetuese dhe nuk do që përgjimet e Sky Encrochat të merren si prova. Gjykata është në një presion të madh, pasi në Sky dhe Encrochat dalin të gjithë politikanët. I thanë gazetarit kush ta dha burimin. Kush i nxjerr të dhënat? SPAK i nxjerr kush i nxjerr. Të gjithë janë brenda. Përse nuk i heton SPAK? Këtu kanë marrë fund institucionet. Vetëm FSHF është e pavarur”, u shpreh ai për “A2 CNN”.

Lini një Përgjigje