TAGS-AT E JAVËS

Politike 3 Tetor 2024, 20:07

Çfarë po ndodh me dosjen e Metës në SPAK dhe pse po rri i tërhequr ish-presidenti?!

Shkruar nga Pamfleti

 

Çfarë po ndodh me dosjen e Metës në SPAK dhe pse po rri i
Meta kur thirrej në SPAK

 

Prej disa javësh Meta ka shmangur sulmet e egra ndaj SPAK. Po ashtu ka qenë inaktiv në aksionin opozitar...

Ilir Meta është rikthyer te strategjia e dikurshme. Sa herë ka hall Berisha, ai tërhiqet dhe rri e vështron nga larg, teksa bën sikur e mbështet. Po ashtu, kur e sheh që SPAK nuk po merret me dosjen e tij, fillon zbutet dhe shmang sulmet dhe akuzat.

Të njëjtën gjë po bën edhe tani. Prej disa javësh Meta ka shmangur sulmet e egra ndaj SPAK. Po ashtu ka qenë inaktiv në aksionin opozitar. PD po i vë flakën Kuvendit, por Meta nuk ndihet. Vetëm Monikën pamë që nxori karrigen nga Kuvendi dhe asgjë tjetër nga PL.

Po ashtu ka dalë disa herë ka lëshur akuza për dërgimin e dosjes së Berishës në gjykatë, por sërish i butë dhe i tërhequr. Kemi shumë kohë që nuk shohim më nga lajthitjet e tij, ku kërcënonte, anatemonte dhe sulmonte “Dum Dumanin”.

Por pse është tërhequr Meta? A ka arritur pazar me SPAK, apo ka marrë informacione që dosja e tij do të vijojë të mbetet ende pezull? Apo mos vallë ka marrë të dhëna se nuk do të ketë masë sigurie ndaj tij? Asgjë nuk mund të themi me siguri, por ajo që mund të themi është se SPAK po heton, mirëpo nuk e dimë ende se kur do të merret nën akuzë Meta.

SPAK ka dy dosje paralele për ish-presidentin. Një është afera CEZ-DIA dhe në një dosje tjetër janë përmbledhur hetimet për lobimet në SHBA, ndërhyrjet estetike dhe fshehja e pasurisë. Te CEZ-DIA është loja më e madh dhe mësohet se aty është përfshirë vetë Dumani, duke bërë që të ketë një sekret total. Në SPAK kanë pyetur shumë njerëz dhe janë marrë të dhëna si brenda ashtu dhe jashtë vendit.

Detaji më i ri që doli javët e fundit është se është pyetur biznesmeni Adrian Shatku, që jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai është pyetur për njohjen me Metën dhe familjen e tij. Në verifikimin e Prokurorisë së Posaçme janë edhe komunikimet telefonike mes Shatkut dhe familjes Meta. Dyshohet se ka pasur afera me AKEP në atë kohë, kur ai drejtohej nga babai i Erisa Xhixhos.

Po ashtu janë marrë letër-porosi nga rreth 7 shtete dhe një element tjetër janë përgjimet telefonike dhe SMS-të e gjetura te celulari që ju sekuestrua Monika Kryemadhit. Po ashtu SPAK ka bërë goditje te pasuria. Janë gjetur para dhe prona të fshehura që kur të dalin do tronditin opinionin.

Pra, provat kundër Metës janë të pafundme, por SPAK nuk po vepron. /Pamfleti

Lini një Përgjigje