
Aktivistja Evi Kokalari ka reaguar mbi aksionin opozitar. Dikur një fanatike e Berishës, sot është kthyer në një kritike e tij. Kokalari shprehet në rrjetet sociale se Berisha po fshihet pas qeverisë teknike, por në fakt ka hall tjetër. Sipas saj, ai po i kërkon Ramës që ky i fundit të ndërhyjë te SPAK. Ndërkohë ajo është e sigurt që dhe vetë Rama do ketë fatin e tij.
Postimi i plotë
Dhuna dhe flaka në Parlament po heq vëmendjen nga korrupsioni qeveritar i Edi Ramës dhe po identifikon opozitën si një grup huliganesh në spektrin politik të vendit.
Nuk jam e sigurt pse opozita po e bën këtë duke pasur zgjedhje vitin e ardhshëm. Nëse Berisha mendon se do t’i bëjë presion Edi Ramës duke i kërkuar qeveri teknike, dhe si pasoj Rama do të bjerë dakord të influencojë SPAK-un që të lërë Berishën rehat, di t'ju them qe nuk do ndodhë. SPAK sponsorizohet nga SHBA dhe nuk është dora e Sorosit dhe s'do t'ia dijë për Ramën. Madje, Rama do dalë para SPAK-ut vetë shumë shpejt.
Ju lutem, boll morët nëpër këmbe një popull të tërë. Disa akoma shpresojnë për ndryshime në 2025 dhe ju si opozitë po e bëni të pamundur fitoren.
Asnjë shqiptar s'ua ka për borxh dhe asnjë shqiptar nuk është aq budall të besoj që çfarë po bëni, është mënyra më e mire për të fituar.
Korrupsioni i qeverise se Ramës nuk ndalohet me këto forma. Shqipëria vetë ka nevojë për ju të gjithë të dilni nga politika dhe ta lini atë popull rehat në hallet e veta.
Parlamenti ka nevoje për seriozitet dhe dinjitet. Asnjë nuk e meriton këtë trajtim nga klasat politike - ASNJE.
Lini një Përgjigje